Futboll Premier League Sport

SHKARKIMI I MOURINHOS/ Sanchez reagon pas lajmeve se kishte vënë bast…

Alexis Sanchez ka reaguar pas një raporti se ai ka vënë bast 20 mijë funte me bashkëlojtarin Marcos Rojon se a do të shkarkohet Jose Mourinho apo jo.

Jose Mourinho u shkarkua në fillim të kësaj jave nga bordi i Unitedit, mirëpo Sanchez i ka mohuar raportimet se ka vënë bast.

“Kjo është false”, ka shkruar Sanchez në Twitter.

“Jose më dha mundësinë të luaj për skuadrën më të mirë në botë dhe unë kam vetëm respekt për të. Ne jemi Unitedi i bashkuar”.

Sanchez erdhi nga Arsenali në janar të këtij viti, mirëpo ka hasur në vështirësi për ta treguar vetën tek Unitedi.

Në vend të Mourinhos ka ardhur legjenda e klubit, Ole Gunnar Solskjaer, i cili do ta drejtojë skuadrën deri në fund të këtij stinori.

Related posts

Ronaldo u hakmorr, tifozët e Juves tallen me Dani Alveshin: Provo herën tjetër

Q.Autor

ZVICËR-ANGLI/ Pritet një përballje spektakolare në Nations League

Delo.autor

SHERR NË TUNEL GJATË SFIDËS NDAJ SEVILLAS/ “Jashtëtokësori” ironizon: Tani ikni shpejt në shtëpi, jeni pak të…

Delo.autor

Leave a Comment