Futboll Premier League Sport

SKANDALI NË AFGANISTAN/ Rikthehet në kombëtare pas SHËRBIMEVE SEKSUALE

Trajnerë dhe drejtues të lartë të Federatës së Futbollit të Afganistanit akuzohen drejtpërdrejt se u kanë kërkuar futbollisteve t’u ofrojnë shërbime seksuale në favor të pjesëmarrjes në përfaqësuesen afgane. Tashmë FIFA mësohet të ketë nisur menjëherë një hetim mbi këtë çështje delikate, ku futbolli femëror i Afganistanit është përfshirë nga ky skandal i abuzimeve seksuale. Siç zbulon ish-kapitenia e kombëtares afgane, Khalida Popal, kemi të bëjmë më një sistem të mirëfilltë të ngritur dhe të aplikuar nga drejtuesit më të lartë sportive, mes të cilëve edhe vetë presidenti i federatës, Keramuddin Karim. Akuzat e saj janë konfirmuar edhe nga lojtare të tjera afgane, disa prej të cilave e kanë pësuar dhunën në kurriz të tyre.

Në vend që këta drejtues abuzivë të dënoheshin, janë ngritur edhe më lart në detyrë e në shkallët e hierarkisë sportive. Referuar po deklaratave shokuese të disa ish-lojtareve të Afganistanit, seksi është përdorur si një armë presioni ndaj tyre nga personalitete të cilët janë të lidhur ngushtë edhe më krerët e shtetit afgan. Falë kurajës së ish-kapitenes Kalida Popal, kanë marrë guximin për të reaguar edhe futbolliste të tjera, për të ngritur zërin me akuzat e tyre direkte për abuzimet që kanë pësuar. Shumë prej tyre kanë pohuar se janë vënë para një zgjedhjeje të tillë në mënyrë që të angazhoheshin me ekipin e parë.

“Më trego sa e bukur je, sepse vetëm femrat e bukura do të bëjnë pjesë në organikën e kombëtares”, ka qenë refreni i përsëritur ndaj tyre. Në momentit që ato nuk kanë dashur t’i nënshtrohen një presioni të tillë, janë kërcënuar, madje dhe dhunuar.

Në të shkuarën akuzat e ngritura ndaj funksionarëve sportivë abuzivë ka çuar në dëbimin e nëntë futbollisteve femra. Këto të fundit i janë drejtuar FIFA-s, me qeverinë botërore të futbollit që ka nisur menjëherë hetimin mbi këtë çështje. Në Kabul, presidenti Ashraf Ghani ka folur për një shok të thellë kombëtar pas këtyre akuzave, ndërkohë që prokuroria vendase ka nisur, krahas FIFA-s, edhe ajo një hetim zyrtar. Skandali ka zbritur edhe në parlament, ku janë zhvilluar dy seanca publike marrjesh në pyetje.

Related posts

“KJO ËSTHË HISTORIA JONË”/ Mancini: Identiteti i Italisë është padiskutim mbrojtës, por…

Delo.autor

E vërteta: Ja pse u largua në këtë moment Iniesta nga Barcelona!

Sadik.Autor

MOMENT ARGËTUES TEK JUVENTUS-ROMA/ Ronaldo nuk i beson arbitrit, kërkon ta shikojë me sytë e tij (VIDEO)

Delo.autor

Leave a Comment