Futboll Sport

TËRMET TE SKËNDËRBEU/ Orges Shehi jep dorëheqjen pas humbjeve të fundit

Tre humbje radhazi kërkojnë marrjen e përgjegjësive. Trajneri i Skënderbeut Orges Shehi i ka komunikuar Presidentit të klubit Ardian Takaj dorëheqjen.

Burime pranë skuadrës korçare, bëjnë me dije për TV Klan se Shehi ka deklaruar se skuadra nuk e ka më grintën e 10 javëve të para të Superligës. Për këtë arsye, tekniku ka menduar se skuadra mund të ketë nevojë për një tjetër drejtues. Gjithsesi asgjë nuk ka përfunduar. Dorëheqja e Shehit tashmë është në tavolinën e Takajt.

Pritet që Presidenti të analizojë situatën me njerëzit më të afërt dhe të marrë vendimin për pranimin e saj ose kthimin e Shehit në drejtim të ekipit duke konfirmuar trajnerin për arsye të rezultateve të mëparshme.

1 barazim dhe 3 humbje radhazi, e fundit me Luftëtarin në shtëpi, rëndojnë shumë, por Skënderbeu i sivjetshëm pati shumë largime lojtarësh madje edhe të të gjithë stafit teknik.

Megjithatë ekipi i drejtuar nga Shehi mori fitore të rëndësishme madje me rivalët direktë në kampionat si Flamurtari, Partizani dhe Kukësi.

Related posts

BEFASON HAZARD/ E nënvlerësojnë, por ai është më i miri në botë

Isa.Autor

Partizani në finalet e play off-it, fiton sërish derbin me Tiranën

Sadik.Autor

“I EMOCIONUAR ME BLERJET E REJA”/ Flet Zidane: Nuk ka pushime, mezi po pres t’i shoh…

Delo.autor

Leave a Comment