Futboll Ligue 1 Sport

“THUMBON” YLLIN E BARCELONËS/ Neymar: Çdo lojtar i madh duhet të luajë aty

Neymar ka thumbuar Lionel Messi-n. Ylli  i Paris Saint-Germain pretendon se çdo lojtar i madh duhet të luajë në Premier League në një moment të karrierës së tij.

Braziliani është përfolur shpesh për një kalim në futbollin anglez, me Manchester United dhe Manchester City që kanë treguar interes për të në të shkuarën.

Gjatë një interviste që po e zhvillonte ylli i City-t Benjamin Mendy për Sky Sport, Neymar është shprehur: “Nuk e dimë se si do të jetë e nesërmja, por besoj se çdo lojtar i madh duhet të luajë një herë në Premier League.

“Nëse ti luan aty, atëherë shpresoj që të vazhdosh të luash në Premier League sepse ti meriton më të mirën. Përqafime dhe faleminderit.”

Media spanjolle ka thënë disa herë se Neymar do të lejohet të largohet nga PSG në fund të sezonit për 222 mln euro, me Mundo Deportivo që raporton se një rikthim te Barcelona nuk është i pamundur.

Related posts

E BUJSHME NGA SPANJA/ Pronarët e PSG-së pranojnë humbjen, Mbappe largohet në verë

Delo.autor

U NDËSHKUA ME KARTON TË KUQ NDAJ VLLAZNISË/ Mbrojtësi Zguro: Kam luajtur me gjilpërë… (FOTO)

Delo.autor

E TRISHTË/ Humbi betejën me sëmundjen e rëndë në moshën 26 vjeçare sportisti italian

Delo.autor

Leave a Comment