Futboll La Liga Sport

Trajneri i “Djajve të Kuq”: Real Madrid? Janë institucionet që vendosin

Pas shkarkimit të Lopetegui, në shtëpinë e Real Madrid, para se të emrëonte Santiago Solarin në drejtim të skuadrës, kanë qarkulluar emra të tjerë.

Jo vetëm Antonio Conte, por edhe Roberto Martinez, trajneri aktual i “Djajve të Kuq” të Europës, Belgjikës. Me rastin e shortit të hedhur për eliminatoret e Euro 2020, siç ka bërë të ditur “Mundo Deportivo”, trajneri nuk ia ka mbyllur plotësisht derën madrilenëve.

“Nuk mund të flas për zëra të merkatos. Futbolli me të cilin merrem unë është ai aktual. Real? Kur kemi një kontratë, janë institucionet që duhet të flasin me njëra-tjetrën dhe kjo është e pashmangshme. Për momentin jam i kënaqur me Belgjikën”, ka thënë ai.

Sigurisht, Martinez nuk ka ndërmend të bëjë të njëjtin gabim që bëri Lopetegui, i shkarkuar nga Spanja në prag të Botërorit pasi arriti marrëveshjen me Real Madrid.

Related posts

Gerrard kërkon të krijojë një “mini-Liverpool” te Rangers, do të marrë në skuadrë ish-shokët e ekipit

Sadik.Autor

Manchester City shfaq interes për mesfushorin e Real Madridit

Sadik.Autor

LIVE/ Po luhet ndeshja Flamurtari-Kukësi. Nis pjesa e dytë

Delo.autor

Leave a Comment