Futboll Sport

ULTIMATUM BALOTELLIT/ Patrick Vieira: I gatshëm të lërë lojtarin që në…

Drejtuesit e skuadrës së Nisë i kanë dhënë disa ditë më shumë afat sulmuesit italian Mario Balotelli për të vendosur për të ardhmen e tij. Kontrata e sulmuesit 28-vjeçar skadon në fund të këtij sezoni, por trajneri Patrick Vieira është shprehur i gatshëm të lërë lojtarin që në janar nëse ai ka dëshirë.

“I kam dhënë Mario disa ditë të tjera kohë për të vendosur për të ardhmen e tij, për të vendosur si të dëshirojë ai. Ai është ende nën kontratë me ne, mund të qëndrojë, mund të largohet, mund të rinovojë. Gjithçka mund të ndodhë, kjo është në dorën e tij”, tha Vieira, që ka luajtur me Balotelli si te Manchester City ashtu dhe tek Interi, vite më parë.

Balotelli luan me skuadrën franceze që prej vitit 2016, duke realizuar 33 gola në 51 ndeshje me skuadrën e Nisë në këto vite. Por ky sezon i fundit ka qenë problematik për sulmuesin italian, që në verë ishte pranë transferimit te Marseja e më pas u rikthye te Nisa. Kjo e fundit është gati ta lërë të lirë lojtarin që në janar, në mënyrë që të arkëtojë nga kjo shitje.

Related posts

Juvja në sulm për Pogbanë, por francezi vjen vetëm nëse sakrifikohet…

Isa.Autor

Jorge Sampaoli lë jashtë Dybalan dhe Icardin për miqësoret e marsit

Q.Autor

KORONAVIRUSI/ 55 viktima në Britani nga COVID-19, dorëzohet edhe… Manchester United

Delo.autor

Leave a Comment