Bundesliga Futboll Sport

​MAKINA E PRODHIMIT TË PARAVE/ Përfitimet marramendëse të Dortmundit nga shitja e goleadorëve

Me shitjen e fundit të Christian Pulisicit në Chelsea për 64 milionë euro, Dortmundi e ka shënuar edhe një herë se ata janë ekspertë për blerjen e lojtarëve me çmim të ulët dhe shitjen e tyre me çmim më të lartë.

Një pjesë e rëndësishme e suksesit të tyre gjatë viteve të fundit ka ardhur si rezultatin i përfitimit maksimal nga investimet modeste në futbollistë.

Lideri aktual i Bundesligës nuk tenton shumë t’i mbajë me forcë futbollistët që duan të largohet nga klubi pasi që dëshiron të investojë përsëri në lojtarë të cilët mund të rezultojnë se janë edhe më të aftë.

Nga shitjet e futbollistëve të tyre në klubet e mëdha evropiane, Dortmundi i ka fituar rreth 400 milionë euro, të cilat i ka shfrytëzuar për të blerë talente të rinj. Këto janë disa nga shitjet e viteve të fundit të Dortmundit:

  • Ousmane Dembele: U shit në Barcelona për 145 milionë euro
  • Pierre-Emerick Aubameyang: U shit në Arsenal për 63.7 milionë euro
  • Henrikh Mkhitaryan: U shit në Manchester United për 42 milionë euro
  • Mats Hummels: U shit në Bayern Munich për 35 milionë euro
  • Ilkay Gundogan: U shit në Manchester City për 27 milionë euro

Disa nga lojtarët e tjerë prej të cilëve ka përfituar Dortmundi për shitjes së tyre janë: Sokratis Papastathopoulos (20 milionë euro), Matthias Ginter (17), Shinji Kagawa (16), Sven Bender (15) dhe Nuri Sahin (10).

Related posts

NUK BËN PJESË NË LISTËN E ZIDANE/ Ylli i Real Madrid do të largohet në merkaton e janarit, ja emri…

Delo.autor

Zbulohen fjalët e Ronaldos/ Ja çfarë i tha portugezi arbitrit pas KATONIT TË KUQ (VIDEO)

Isa.Autor

Sergio Ramos ‘shokon’ Real Madridin me deklaratën e tij

Sadik.Autor

Leave a Comment