Futboll Premier League Sport

AS ZIZU, POCHETTINO APO CONTE/ Trajneri i ardhshëm i Man United drejton në Austri (FOTO)

Edhe pse Ole Gunnar Solskjaer është duke bërë një paraqitje të mirë si trajner i Manchester United, duke i fituar 3 ndeshjet e deritanishme në stolin e “djajve të kuq”, sërish e ardhmja e tij është në dyshim. Madje e përditshmja britanike “The Sun” shprehet se në fund të sezonit ai do të largohet, për t’i lënë vendin trajnerit të ri gjerman Marco Rose, që drejton skuadrën austriake të Red Bull Salzburg.

Sipas “The Sun”, trajneri 42-vjeçar konsiderohet si kandidat i rëndësishëm për të marrë stolin e United, duke parë se mundësitë për të nënshkruar me Maurizio Pochettino, Zinedine Zidane e Antonio Conte janë të pakta. Apo kërkesat e këtyre trajnerëve janë të larta, ndaj United po mendon që t’i besojë ndërtimin e një ekip të ri dhe premtues për të ardhmen trajnerit Marco Rose.

Gjithsesi, të gjithë këta kandidatë janë në listë pritje, pasi në fund të sezonit drejtuesit e skuadrës së United do të bisedojnë fillimisht me Solskjaer dhe do të jenë rezultatet e tij ato që do të vendosin fatin e trajnerit të ri që do të ulet në stolin e skuadrës në “Old Trafford.

Related posts

MERKATO E JANARIT/ Ekipi spanjoll e “LARGON”, Milan e merr me “KOSTO TË ULËT” sulmuesin belg

Isa.Autor

“EL PISTOLERO” NË FORMË FANTASTIKE/ 4 gola në 3 ndeshjet e fundit, Suarez mbetet akoma një “përbindësh”

Delo.autor

I GATSHËM TË RIKTHEHET NË STOL/ Conte bllokon bisedimet me Romën, pret konfirmimin nga gjiganti…

Delo.autor

Leave a Comment