Futboll La Liga Sport

BOATENG TEK BARCELONA? Në Spanjë nuk e harrojnë për seksin e shfrenuar (FOTO)

Përkrah Kevin-Prince Boateng, shumë pranë largimit nga Sassuolo për Barcelonën, mund të mos jetë më bashkëshortja e tij Melissa Satta. Çifti nuk shfaqet më i pandarë në dalje zyrtare prej muajsh, me ish-balerinën që ka kaluar pushimet e Krishtlindjes në Dubai, vetëm në shoqërinë e djalit.

Sipas raportimeve të fundit, çifti është rrugës drejt ndarjes. Ndërkohë në Spanjë nuk harrojnë një intervistë të vjetër të dhënë nga Satta, në të cilën modelja rrëfente një jetë intensive seksuale me partnerin e saj futbollist, veçanërisht frekuencën mes akteve seksuale.

“Nga shtatë deri në dhjetë herë në javë, në varësi të angazhimeve të punës”, deklaronte Melissa Satta. Intervista që daton në vitin 2012, që në atë kohë u interpretua si motiv i dëmtimeve të Boateng. Mësohet se ishte akuzuar Melissa, duke e quajtur shkaktare të formës skerco të Kevin, viktimë e një jete të shfrenuar seksuale, me gjumë të paktë dhe stërvitjeve të rralla.

Related posts

BËN PËR VETE JUVENTUSIN/ Zbulohet tabuja e CR7 në këtë sezon

Delo.autor

TRIUMFOJNË NË “OLIMPICO”/ Lazio “shkon” në Champions, Strakosha fiton derbin me Veselin

Delo.autor

DOKUMENTAT E MARRËVESHJES/ Ronaldo e kishte pranuar fajin për përdhunimin e 32-vjeçares (FOTOT)

Isa.Autor

Leave a Comment