Futboll Sport

“CR7? NË FILLIMET E TIJ TEK JUVENTUS…!”/ Montezemolo zbulon detajet për Ronaldon

Biznesmeni i famshëm nga koha e Ferrarit, Luca Cordero di Montezemolo, foli jo vetëm për F1, por zbuloi edhe një detaj të veçantë mbi Cristiano Ronaldo. I çuditur nga paraqitjet e portugezit me fanllën bardhezi, Montezemolo komenton: “Po paraqitet shumë mirë. Në fillim qeshja dhe tallesha, sepse nuk e nisi në mënyrën më të mirë të mundshme. Zhvilloi dy apo tre ndeshje pa shënuar gol dhe pyesja veten se çfarë po i ndodhte. Por tani është rikthyer Ronaldo i përhershëm. Shënon edhe kur futet në fushë për vetëm pesë minuta nga pankina. Pastaj është edhe një djal në rregull”.

Në fakt Montezemolo ka rrëfyer edhe një episod nga e kaluara që lidhet me Ronaldon. “Mbaj mend që mora një çmim nga e përditshmja spanjolle ‘Marca’ dhe ai më bëri një surprizë. Erdhi për të më bërë komplimentet e tij në redaksi. Ky veprim la pa fjalë edhe gazetarët aty. Është një djalosh i përkushtuar, i përqendruar, korrekt, që jep gjithçka në fushë. Më pëlqen”, deklaroi Montezemolo.

Related posts

MERKATO E VERËS/ Është dëshira e madhe e trajnerit Shkëmbi, Dinamo hedh sytë tek fantazisti i Vllaznisë…

Delo.autor

Dalipi: Ndeshje e vështirë, por merituam fitoren

Sadik.Autor

Qaka drejt Serie A, klubi italian ofron 1 milion euro për mesfushorin shqiptar

Q.Autor

Leave a Comment