Futboll Seria A Sport

“CUTRONE KA OFERTA, POR ASKUSH NUK FLET”/ Polemizon agjenti i yllit të Milanit

Milani kërkon sulmues, pasi Higuain e Cutrone nuk mjaftojnë dhe deri tani ka provuar të marrë Ibrahimovic e Muriel, por ka dështuar, ndërsa nuk dihet a është e realizueshme pista Pato.

Në një intervistë për Milannews, agjenti i Cutrone-s, Donato Orgnoni, ka zbuluar disa prapaskena të merkatos, duke polemizuar pak: “Po të vinte nga jashtë, do ishte shumë më i vlerësuar se tani, edhe pse mbetet një ndër të rinjtë italianë më të mirë në qarkullim. Kemi pasur kontakte të shumta nga jashtë, sondazhe nga Spanja dhe një nga Gjermania, por Patrick dëshiron të vazhdojë të paraqitet mirë te Milani”.

E ARDHMJA – “Në vitin 2019 presim që Cutrone të ketë shanset që kishte vjet, pastaj e ka ai radhës të tregojë sa vlen, me paraqitje të mira, gola dhe natyrisht mirënjohje nga klubi. Flitet shumë për sulmues të rinj, por nuk flitet kurrë për të. E dimë që klubi duhet të punojë për të përmirësuar ekipin dhe nuk kemi pasur kurrë shqetësime, as kur erdhi Higuain. Sot Patrick është ndër lojtarët më pozitivë”.

HIGUAIN – “Me Higuain Cutrone është rritur shumë, Gonzalo është lojtar i madh dhe Patrick po mundohet t’i vjedhë sa më shumë gjëra që të ketë mundësi, sepse dëshiron të mësojë prej argjentinasit”.

Related posts

“NUK ZGJODHA ANGLINË SEPSE KAM GJAK SHQIPTARI”/ Sulmuesi Broja: Ja çmenduria që dua të bëj me Kombëtaren

Delo.autor

VUAJTJET E YLLIT QË KONSIDEROHEJ “LOJTARI MË I MIRË NË BOTË”/ Musonda: Katër vite me dhimbje dhe zemër të thyer

Delo.autor

KONTRATA/ Ronaldo do përfitojë tek Juventusi më shumë se 5 lojtarët me të paguar

Isa.Autor

Leave a Comment