Futboll Sport

DËSHTIMI 23 MLN EURO SHËNON GOL/ Befasohen tifozët e Liverpool: Është akoma këtu

Tifozët e Liverpool janë befasuar kur dështimi 23 milionë euro i ekipit, Lazar Markovic, ka shënuar për skuadrën Under 23 të “Të Kuqve” të enjten në mbrëmje.

Serbi 24-vjeçar, që ishte lojtari më me eksperiencë në fushë, ka zhbllokuar ndeshjen e luajtur kundër Swnasea-s. Markovic, i blerë për 23 mln euro nga Benfica, ka qenë një nga dështimet e mëdha të Liverpool në merkaton e viteve të fundit.

Ai është huazuar te Fenerbahce, Sporting Lisbon, Hull dhe Anderlecht gjatë këtyre viteve dhe tifozët nuk e kanë fshehur habinë e tyre pas golit të tij.

“Është akoma këtu?!”, ka shkruar njëri prej tyre. “Markovic hahaha”, ka shkruar një tjetër. Një i tretë ka qenë mosbesues: “A jeni të sigurt?”. “Një talent me të vërtetë premtues”, është tallur një tifoz. “Një talent i klasit botëror”, ka shkruar një tjetër.

Markovic ka sulmuar Liverpool-in në momentin e huazimit te Hull në 2017-ën. “Ata shpenzuan shumë para për mua dhe duhet të kishin patur më shumë besim. Klubi dhe trajneri. Besoj se duhej të kisha luajtur më shumë”, ka thënë ai.

 

Related posts

MERKATOJA E 5 LIGAVE TË EUROPËS ËSHTË MBYLLUR/ Vijnë 3 oferta të majme për Mario Mandzukic nga…

Delo.autor

PAS EPISODEVE TË DHUNSHME NË EUROPË/ UEFA dënon klubin e Kamer Qakës për incidentet, ja vendimi i ashpër

Delo.autor

E PAPRITUR/ Lajme të mira për Liverpool, Van Dijk mund të rikthehet këtë sezon

Delo.autor

Leave a Comment