Futboll Premier League Sport

DJAJTË E KUQ NUK DINË TË NDALEN/ Mposht Brighton me Pogba dhe “magjinë” e Rashford

Manchester United ka marrë fitoren e gjashtë radhazi në Premier pasi ka mundur 2-1 në shtëpi Brighton në javën e 23-të të kampionatit. Pogba (27′) ka zhbllokuar takimin me një penallti të fituar nga vetë ai, ndërsa Marcus Rashford ka dyfishuar për vendasit në të 42-ën.

Ky ka qenë goli i 41-të për sulmuesin anglez në 150 ndeshje me United në të gjitha kompeticionet, që e bën atë golashënuesin më të mirë të “Djajve të Kuq” që nga debutimi i tij me këtë klub.

Brighton ka rihapur ndeshjen në të 72-ën me Gross, por nuk ka arritur të gjejë golin e barazimit.

Kjo fitore e ngjit përkohësisht skuadrën e Solskjaer në vendin e pestë të renditjes, vetëm tri pikë larg Chelsea-t të vendit të katërt që do të luajë në 18:30 kundër Arsenal-it në transfertë.

Related posts

EVERTON-LIVERPOOL/ Gol dhe rekord për Sadio Mane, Keane barazon derbin (VIDEO)

Delo.autor

JAVA E 14 NË SUPERIORE/ Skënderbeu zhytet në vendin e fundit, Partizani e Teuta në ndjekje të Vllaznisë. Ja renditja…

Delo.autor

KËRKOHET NGA TRAJNERI TUCHEL/ Chesela vendos në objektiv yllin për merkaton e janarit, ja emri…

Delo.autor

Leave a Comment