Gossip

DUKET SE SUKSESIN E KANË NË FUSHË TJETËR/ Bashkëshortet e yjeve të Man Unitedit në pritje të shumë bebave (FOTO)

Ndonëse nuk kanë shënuar shumë gola në fushën e blertë gjatë periudhës së Mourinho-s, duket se suksesin e kanë pasur në fushë tjetër…Koiçidencë apo jo, shumë lojtarë të Manchester United i kanë bashkëshortet e tyre në pritje të ëmbël këtë periudhë.

Njëherë një ekspert pati thënë në drejtim të United: “Ju nuk do të fitoni asgjë me fëmijë”.

Të paktën këtë vit djajtë e kuq shpresojnë që kjo shprehje të mos jetë e vërtetë pasi ka një bum të bebave që pritet të vijnë në jetë.

Fred është një nga pesë lojtarët që pritet të bëhen baballarë këtë vit.
Chris Smalling dhe modelja Sam Cook, kanë bërë publik lajmin e bukur mbrëmjen e vitit të ri.

Edhe Pogba që është rikthyer në një formë të shkëlqyer në fushë pas shkarkimit të Mourinhos është në pritje të fëmijës së tij të parë. Ai dhe e dashura Maria Salaues janë fotografuar së bashku teksa duket barku i fryrë i zonjushës.

Mbrojtësi Victor Lindelof është gjithashtu në pritje për t’u bërë baba, pas martesës me suedezen Maja Nilsson verën e kaluar.

Mbrojtësi Chris Smalling së bashku me modelen Sam Cooke kanë publikuar gjithashtu lajmin e ëmbël natën e vitit të ri. Modelja ka postuar një foto të ekografisë dhe ka shkruar:

“Gëzuar vitin e ri nga familja Smalling! Këtë vit ëndrrat tona do të realizohen teksa do të mirëpresim djalin tonë (jo të nxituar) në këtë botë. Ai ka këmbë të gjata, të cilat nuk i merr fotoja ashtu si babai i tij. Ndihemi të bekuar”.

View this post on Instagram

Happy NYE from the Smalling’s! This year our dreams are coming true as we’ll be welcoming our first (non fury 🐶) son into the world. He’s got long legs that couldn’t quite fit into the pic just like his dad 😄 We’re so excited and feeling so so blessed. You might have noticed I’ve taken a much needed break from social media to focus on this very important chapter of our lives, recharge and come back stronger. I’ll be back very soon 🙂 Wishing everyone an amazing 2019. A new year is the perfect time to make positive changes in your life so make this the best year yet full of joy and love, that’s certainly our plan 💫 Sending everyone loads of love 💕 from Sam, Chris, Miley, Ruben and Bump xxxxx

A post shared by Sam Smalling (@samsmallinginsta) on

Related posts

KAMPANJA E RE, LE TË KËRCEJMË”/ Georgina Rodriguez me kërcim joshës në fushatë e re të të brendshmeve

Delo.autor

“JU OFROJ TRAJTIM SPECIAL”/ Infermierja e Dortmund ndez rrjetin në Gjermani

F.autor

PAS LIDHJES SË GJATË ME BLOGEREN/ El Shaarawy ndahet nga e dashura “historike”, shkak bëhet… Mourinho

Delo.autor

Leave a Comment