Futboll La Liga Sport

E ARDHMJA E MOURINHOS E PAQARTË/ Fabio Capello: Ai nuk i pranon kurrë gabimet, mund të rikthehet tek…

Pasi u shkarkua nga drejtimi i Manchester United, mbetet ende e paqartë e ardhmja e trajnerit portugez, Jose Mourinho. Pikërisht për të folur mbi shanset dhe destinacionet potenciale të “Special One”, u intervistua nga radio “Anchio Sport” edhe një tjetër ikonë e pankinës, ish-trajner i Los Blancos, Fabio Capello.

“Mendoj se Mourinho mund të rikthehet te Real Madrid. Perez nuk i pranon kurrë gabimet dhe nuk i sheh me sy të mirë futbollistët që nuk janë blerë prej tij. Për faktin se portugezi nuk shkëlqeu te Real Madrid, presidenti Perez mund t’i japë një tjetër shans, për të dëshmuar se nuk kishte gabuar duke i dhënë pankinën. Duke njohur Florentinon besoj se është i mundur rikthimi i Mourinho-s”, deklaroi Capello.

Related posts

PREZANTOHET TEKNIKU I RI I “ZIKALTËRVE”/ Nis zyrtarisht epoka Inzagi: Duam të mbrojmë titullin, objektivi ynë…

Delo.autor

DO TË PREZANTOHET TEK ARSENAL/ Mbërrin në aeroportin e Londrës blerja 80 milionëshe… (VIDEO)

Delo.autor

“E REFUZOVA HIGUAIN”/ Ish-sportistja rrëfen propozimin e sulmuesit argjentinas kur ajo ishte 18 vjeçe

F.autor

Leave a Comment