I pakategorizuar

E BUJSHME/ Moment i artë për Milanin, gati rinovimi me dy veteranë (FOTO)

Milan është gati të rinovojë kontratën me dy nga mbrojtësit e saj, Ignazio Abate dhe Cristian Zapata. Lajmin e ka konfirmuar “Corriere Dello Sport”, sipas së cilës klubi është gati të rinovojë kontratën që skadon në fund të këtij sezoni me dy futbollistët kuqezinj, të dy 32-vjeçarë.

Zapata dhe Abate

Abate luan me Milanin prej 10 vitesh, që prej vitit 2009, ku në 238 ndeshje ka realizuar edhe 3 gola. Ndërsa Zapata ka veshur fanellën kuqezi që në vitin 2012, me 3 gola të realizuar në 102 ndeshje. Të dy futbollistëve u skadon kontrata aktuale më 30 qershor, ndaj klubi ka vendosur ta rinovojë atë.

Duket se paraqitjet e mira në fushë që ata kanë bërë në javët e fundit kanë bindur si trajnerit Gattuso ashtu dhe klubin për t’u zgjatur kontratën. Pritet që kontrata e re të jetë 1+1, pra rinovim me një vit (deri në qershor të 2020-ës) me të drejtë shtyrje edhe për një vit.

Related posts

SPECIALE/ “Skënderbeu pa shpatë”, Partizani i “armatosur” deri në dhëmbë për titullin

Isa.Autor

KAMPION I MADH/ Kante vërteton edhe njëherë se është njeriu më i përulur në botë

Isa.Autor

FLET ISH SHOKU I EKIPIT/ Neymar dëshiron të kthehet te Barcelona

Isa.Autor

Leave a Comment