Futboll La Liga Sport

E BUJSHME NË SPANJË/ Një skandal spiunazhi kërcënon “Katalanasit”, kapet mat i dërguari i Valencias

Vetëm pak javë pasi trajneri i Leeds United, Marcelo Bielsa bujshëm pushtoi mediat botërore sportive me historinë e tij të spiunazhit, pas kapjes në flagrantë të një të dërguari të tij teksa përgjonte fshehurazi rivalët në Championship, Derby County, La Liga është tronditur nga një skandal i ngjashëm ‘spygate’.

Viktimat? Kampionët në fuqi të Spanjës, Barcelona, akoma më specifikisht, golashënuesi më i mirë i të gjitha kohërave te klubi blaugrana, Lionel Messi. Spiuni? Amunt, maskoti lakuriq nate i Valencias. 
Gjithsesi duhet pranuar se ky nuk ishte një mision i mirëfillitë spiunazhi, sepse është e pamundur të jesh i infiltruar ndërkohë që je një pellush lakuriq nate, duke mbajtur veshur fanellën e ekipit kundërshtar. Aq më i pamundur bëhet misioni i spiunazhit ndërkohë që publikon në rrjetet sociale çdo lëvizje.

Spiuni që punon për Valencian u largua plot buzëqeshje nga “Mestalla Stadium” dhe pas një udhëtimi 3 orë me tren, ‘Amunt’ kishte mbërritur në kompleksin stërvitor të Barcelonës. Me klubin që i kishte besuar detyrën e rëndësishme për ta informuar mbi lëvizjet e kundërshtarit para përballjes së të shtunës, Amunt nuk mund të kthehej në shtëpi duarbosh.

Pas qëndrimit për një orë i fshehur mes shkurreve që rrethonin kompleksin stërvitor, lakuriqi i natës prej pellushi arriti të zbulojë dhe të mbajë shënim: Messi është i mirë. Për të ardhur keq ishte fakti që në fund Barcelona zbuloi gjithçka dhe tha fjalën e fundit në gjithë këtë mision gazmor.

Related posts

PSG SYNON SHËRBIMET PËR PJANIC/ Juventus kërkon më shumë për fantazistin, ja shifra e çmendur

Delo.autor

CHELSEA – NEWCASTLE/ “Blutë e Londrës” do synojnë të forcojnë vendin e katërt me fitore (FORMACIONET ZYRTARE)

Delo.autor

YLLI LEAO I THEU REKORDIN PËR GOLIN MË TË SHPEJTË/ Poggi: Nuk po e ndiqja ndeshjen, telefoni u “çmend” nga…

Delo.autor

Leave a Comment