Futboll La Liga Sport

E FUNDIT/ Barcelona kryen blerjen e parë në merkato me parametër zero

Barcelona ka kryer goditjen e dytë në merkaton e janarit, pasi zyrtarizoi huazimin Jeison Murillo nga Valencia deri në fund të sezonit, tani ka arritur të marrë shërbimet e mbrojtësit Jean-Clair Todibo.

Ky afrim është kryer me parametër zero, duke qenë se lojtarit i skadon kontrata në fund të këtij sezoni me Touluse.

Gjysmën e dytë të sezonit ai do ta zhvillojë në Francë, ndërsa që nga 30 qershori është lojtar i Barcelonës. Mbrojtësi është nga Afrika e Jugut dhe shikohet si një talent i së ardhmes, duke qenë se është vetëm 19-vjeç.

Todibo luan si qendërmbrojtës dhe deri tani është aktivizuar në 10 ndeshje si titullar me Touluese, madje ka arritur të shënojë edhe një gol si profesionist.

Related posts

Nadal thumbon Federer: Nuk luan në fushat me dhè, pasi ka frikë nga humbjet

Sadik.Autor

Benzema i pandalshëm udhëheq “tërbimin” e Real Madrid

Delo.autor

ZBULONI arsyen e vërtetë për largimin e Neymar nga Barcelona

Sadik.Autor

Leave a Comment