Gossip

E PABESUESHME NË AMERIKË/ 90-vjeçari kapet me doping, por pasi rezultoi… (FOTO)

Dopingu gjithmonë ka qenë një nga problemet më kryesore në botën e çiklizimit, por historia që vjen nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës, është pothuajse në kufitjë e të pabesueshmes.

Karl Grouv, një 90-vjeçar i cili ishte shpallur kampion korrikun e kaluar në kategorinë për 90-94 vjeçarë, duke vendosur edhe një rekord botëror për herë të parë në këtë moshë. Por, pasi rezultoi pozitiv në testin anti-doping, që kreu pasi fitoi kampionatin në Pensilvenia, ky titull iu hoq. Ai rezultoi pozitiv në përdorimin e disa steroideve(epitrenbolone).

Gjithsesi, në fund, Grouv nuk u skualifikua nga të gjitha kompeticionet, por mori një letër paralajmërimi nga USADA – agjencia anti-doping e SHBA – pasi teza e tij u pranua. Grouv pretendonte se në vigjilje të garës, ai ishte ushqyer me mish nga një fermë që përdor hormone për rritjen e kafshëve. Grouv humbi titullin dhe rekordin botëror, por do ta provojë sërish në të ardhmen. Në garën që ai fitoi në korrik, nuk kishte asnjë konkurrent tjetër të moshës së tij.

Related posts

Futbolliste apo modele? Bukuroshja e Kombëtares po i çmend të gjithë me pamjen e saj

Sadik.Autor

PO SHIJON PUSHIMET NË IBIZA/ Bashkëshortja e Messit dhuron spektakël në pishinë (VIDEO)

Delo.autor

NEVINA SHTYLLA NË KRAH TË GREZDËS/ Lidhja që fshihet pas FOTOS së festave me futbollistin seksi

Delo.autor

Leave a Comment