Futboll Seria A Sport

EMERGJENCA TOTALE PO MBARON/ Ja si ndryshon fytyra e Milanit në shkurt (FOTO)

Giacomo Bonaventura, Mattia Caldara, Lucas Biglia, Gonzalo Higuain, Franck Kessie, Alessandro Romagnoli, dëmtimi i Zapatas pas vetëm 16 minutash lojë… Kjo ishte lista e mungesave të Milanit në sfidën përballë Genoas. Duke pasur parasysh që Romagnoli, Kessie dhe Calabria ishin të skualifikuar, Higuain do të transferohet te Chelsea dhe Zapata dëmtohet gjatë takimit, duke improvizuar Abaten në qendër të mbrojtjes, atëherë për Gattuson, që ka qenë në tribunë i skualifikuar edhe ai pas Superkupës, ka qenë tepër e vështirë të organizojë formacionin kuqezi.

Por, emergjenca duket se po mbaron. Në fakt, nga fillimi i shkurtit, Lucas Biglia dhe Mattia Caldara do të kthehen në grup, ndërsa edhe Andrea Conti është tashmë gati për 90′, ashtu si tregoi në Xhenova, aty ku dha asistin e dytë brenda dy javësh, pas atij për Cutronen me Sampdorian. Jo vetëm kaq, por me rikthimin e Biglias, atëherë Kessie dhe Bakayoko do të kenë më shumë detyra mbrojtëse dhe të prishin aksionet. Në fakt, argjentinasi është “fari” që mungon në mesfushë.

Në sulm, ndërkohë, treshja Suso, Paqueta dhe Piatek (që është pranë zyrtarizimit) do të jetë një repart i frikshëm, ndërsa Calhanoglu pritet të përfundojë në stol, ose të shitet.

Related posts

U NGATËRRUA ME PERSONIN E GABUAR/ Futbollisti amerikan e pëson keq nga luftëtari i MMA (VIDEO)

Delo.autor

PORTER I KA ORËT E NUMËRUARA/ Një trajner nga Bundesliga për të marrë drejtimin e Çelsit

F.autor

KRIZA FINANCIARE TEK MINTER/ A mund të largohen vërtet Lautaro, Lukaku dhe Conte nga “Zikaltërit” kësaj vere?

Delo.autor

Leave a Comment