Futboll La Liga Sport

ËSHTË VËNË NË SHËNJESTËR NGA…/ Rakitic zbulon të ardhmen pas interesimit të Chelseat

Nën kampioni i botës, Ivan Rakitic është vënë në shënjestër nga Chelsea por ai ka hedhur dritë në të ardhmen e tij, duke pohuar se shtëpia e tij është Barcelona.

Mesfushori kroat është aktualisht nën një kontratë deri në vitin 2021 dhe ka thënë për Mundo Deportivo se:

“Dua të qëndroj këtu dhe mund të rinovoj kontratën, për të qenë këtu për shumë vite të tjera.”

“Jam shumë i lumtur, të gjithë e dinë këtë, mbi të gjitha presidenti. Nuk kam pse të them asgjë më shumë.”

I pyetur rreth mundësisë së ndikimit të De Jong në të ardhmen e tij, ai ka thënë:

“Kjo është një pyetje e mirë për menaxherin apo presidentin. Njerëzit që më njohin e dinë që unë thjesht dua të luaj. Do të përballem me të gjitha sfidat me qetësi dhe shumë dëshirë. Jam 30 vjeç në momentin më të mirë në karrierën time. Dua të shijoj futbollin dhe të qenurit pjesë e Barcelonës.”

Related posts

KORONAVIRUSI PARALIZON SERIE A/ Marotta: Inter është dëmtuar, kampionat fals!

Delo.autor

KËRKOHET ME NGULM NGA JUVENTUSI/ Sulmuesi i Liverpul jep vendimin për të ardhmen e tij

F.autor

INTERI FUTET FUQISHËM NË MERKATO/ Ja emrat cilësorë që mund të afrohen në verë

Delo.autor

Leave a Comment