Futboll Sport

FRYMËZUAR NGA FJALIMI I TUCHELIT/ Mbappe dhe gara me deve që po çmend internetin (VIDEO)

Paris Saint-Germain është bërë klub i parë i futbollit që ka marrë pjesë në garën tradicionale të deveve gjatë turit në Katar.

Të frymëzuar nga fjalimi motivues i trajneri Tthomas Tuchel, lojtarët e PSG-së janë ngjitur nëpër disa fuoristrada të ofruara nga organizatorët, me secilin lojtar që kontrollonte devenë e tij nëpërmjet radiomarrësve. 13 devetë kanë përshkuar 4 kilometra duke arritur një shpejtësi deri në 40 kilometra.

Neymar dhe Thomas Tuchel kanë qenë fituesit e garës. Të dy kanë marrë nga një çek 25 mijë euro nga sponsori kryesor i klubit, operatori telefonik “Ooredoo”, dhe paratë do t’i shkojnë fondacionit “Paris Saint-Germain Endowment”.

Thomas Tuchel ka bërë shaka në përfundim të garës duke thënë: “Nuk mund ta zbuloj teknikën që përdora për ta fituar këtë garë. E di se lojtarët e kanë të vë shtirë ta pranojnë suksesin tim, por ka qenë një sfidë taktike. Gjëja më e rëndësishme ishte fitorja, unë duhej të isha gati dhe të jepja shembullin e duhur”.

Neymar, nga ana e tij, ka thënë se: “Jam shumë i lumtur. Grupi ynë ishte më i shpejti. Dani doli i treti dhe unë dola i pari. Unë fitova! Unë fitova!”.

Related posts

LIVE/ Kukësi-Teuta, Mbyllet pjesa e parë pa emocione në “Elbasan Arena”

Delo.autor

ANALIZON SEZONIN E MILAN-IT/ Trajneri Pioli: “Bukuroshja e Fjetur” u kthye në shtëpinë e saj

Delo.autor

Shokë skuadre me Ronaldon, juventini “thumbon” suksesin e portugezit

Isa.Autor

Leave a Comment