Futboll Sport

GLOBE SOCCER AWARDS/ Këta janë fituesit e këtij viti…

Globe Soccer Awards, “vendi ku nderohen legjendat”. Slogani i ceremonisë që bashkë me  Topin e Artë, Fifa World Player dhe Golden Foot kompletojnë “Grand Slam-in” e futbollit shpjegon shumë mirë rëndësinë që ka marrë tashmë evenimenti që zhvillohet çdo vit në Dubai dhe ku sot është zhvilluar edicioni i 10-të.

Në këtë ceremoni vlerësohet “ajka e futbollit”, kampionë të së tashmes dhe të së kaluarës, të zgjedhur nga votat e kolegëve, të trajnerëve dhe të gazetarëve më të njohur sportivë. Këta janë fituesit e këtij viti.

Lojtari i Vitit – Cristiano Ronaldo është shpallur fitues. Portugezi ka mposhtur dy kampionët e botës, Antoine Griezmann dhe Kylian Mbappe. Është interesant fakti se emri i fituesit është lexuar nga trajneri i Francës, Didier Deschamps.

“Është një nder i madh për mua. Falënderoj Globe Soccer Award dhe familjen time. Ka qenë një vit i jashtëzakonshëm dhe më vjen mirë që kam fituar një trofe tjetër. Ëndërroj që të fitoj shumë të tjerë me Juventusin. 2018-ta mbaroi, tani dua sfida të tjera me familjen time të re, Juventusin”, ka thënë CR7.

Skuadra më e mirë – Atletico Madrid, fituese e Europa League dhe Superkupës së Europës, ka mposhtur Real Madrid dhe Liverpool, dy finalistet e edicionit të fundit të Champions League.

Goli i Vitit – Cristiano Ronaldo ka fituar këtë çmim për golin e realizuar në edicionin e kaluar të Champions League kundër Juventus-it “të tij”, që ka marrë duartrokitjet e të gjithë publikut të pranishëm në “Juventus Stadium”.  “Është goli im më  i bukur”, ka thënë portugezi.

Trajneri i vitit – Didier Deschamps, kampion bote me Francën, ka mposhtur Diego Simeone, Jurgen Klopp, Massimiliano Allegri dhe Zinedine Zidane.

Related posts

Në Turqi sot luhet një ndër derbit më të zjarrtë në Europës

Q.Autor

SERIE A/ Milan rikthehet në Champions. Verona shpëton sezonin e Juventus-it dhe dënon Napoli-n

Delo.autor

LAJM I MIRË/ Pas një muaji larg fushave, Sokol CIKALLESHI kthehet me GOL (VIDEO)

Isa.Autor

Leave a Comment