Futboll Kategoria Superiore Sport

GOLA QESHARAKË NË KUPË/ Shikoni çfarë “mrekullish” bëri Kastrioti sot ndaj Partizanit (VIDEO)

Kastrioti nuk e ka prioritet Kupën, sepse është një skuadër që objektiv primar ka mbijetesën. E megjithatë, skuadra krutane ka qenë shumë më dinjitoze në ndeshjet miqësore te zhvilluara gjatë muajit janar se sa në ndeshjen e djeshme me Partizanin që përfundoi me rezultatin 4-2, e vlefshme për turin e dytë të Kupës.

Vendësit kanë pësuar dy gola naivë, që duke iu referuar realitetit shqiptar, të ngjallin edhe dyshime. Goli i dytë nga Mensah dhe i treti i realizuar nga Trashi, që kanë përmbysur rezultatin fillestar, janë të denjë për humor sportiv. Në golin e parë Mensah është duke vrapuar drejt zonës dhe në vend që lojtarët e Kastriotit t’i afrohen dhe ti zënë rrezen ata i largohen duke e lënë ballë për ballë me portierin.

Ndërsa goli i tretë, ai i Trashit, lojtarët e Kastriotit shohin si spektatorë se çfarë ndodh në zonën e tyre, ndërkohë që Trashi gjuan njëherë dhe pasi nuk shënon dot, ka luksin të gjuajë prapë deri sa të shënojë gol. Kujtojmë që nga Kastrioti u largua trajneri Nica duke hedhur akuza të forta se lojtarët i pësonin humbjet kur donin ata.

Drejtuesit e klubit krutan nuk mbajtën asnjë qëndrim, thjesht u mjaftuan duke e zëvendësuar Nicën me Devollin. Ky i fundit nuk ishte në stol dje për shkak procedurash, por si ndeshje debutuese, padyshim që nuk kishte asgjë nga ato që mund ta bëjnë krenar një trajner. Përkundrazi…

Related posts

DHUNOI ZYRTAREN E NDESHJES/ Ja ndëshkimi që mori futbollistja seksi nga FSHF (FOTO)

Delo.autor

BARCELONA-BAYERN MUNICH/ Ter Stegen dhe Neuer, “armiq” në distancë

Delo.autor

EUROPA LEAGUE/ Sllovenët “kërcënojnë” Partizanin me gola dhe…

Isa.Autor

Leave a Comment