I pakategorizuar

GRANIT XHAKA, FUTBOLLISTI MË ME NDIKIM/ Shqiponja “nështron” Zvicrën dhe i jep mësim botës!

Shqiponja “nështron” Zvicrën dhe i jep mësim botës!

Më shumë se krenar që Granit Xhaka shpallet sportisti më me ndikim në Zvicër. Shqiptari i parë në histori që arrin këtë majë la pas Nr. 1 të FIFA, Gianni Infantino dhe legjendën e tenisit botëror, Roger Federer.
E përditshmja zvicerane “Aargauer Zeitung”, shkruan:
“Xhaka është vetëm 26 vjeç, por tashmë i ka bërë 72 paraqitje për Zvicrën. Duket e mundshme se do të bëhet futbollisti me më së shumti paraqitje në fanellën helvetike. Xhaka do emerohet edhe kapiten i ekipit kombëtar, pasi Lichtsteiner është në përendim të karrierës.
Fuqia e Granit Xhakës në sportin zviceran është e padiskutueshme. Mbase, ai ia dha edhe një mësim botës. Që prej festimit me shqiponjë kundër Serbisë në Kupën e Botës- gjest për të cilin u gjobit me 10 mijë franga- tash zor se dikush do të dyshojë se sporti nuk ka të bëjë me politikën.”

/AlpeNews.al

Related posts

“AJO ËSHTË NJË VAJZË E MADHE TANI”/ Fansat kritikojnë David Beckham teksa puth vajzën e tij në buzë (FOTO)

Delo.autor

RASTE TË DYSHIMTA/ Mungon një karton i kuq dhe dy penallti, shikoni moviolën e Kukësi-Teuta (VIDEO)

Delo.autor

NGA RANIERI TEK ANTONIO CONTE/ Ja sa i kanë kushtuar Abramovich trajnerët e shkarkuar nga Chelsea

Delo.autor

Leave a Comment