Futboll Premier League Sport

HUMBJA NDAJ TOTTENHAMIT/ Zemërimi i tifozëve: Hazard do të largohet për fajin tënd

“Nëse vazhdojnë kështu, do ta largojnë Hazard-in”, ky ka qenë në thelb mendimi i tifozëve të Chelseat pas humbjes 1-0 të pësuar kundër Tottenham në Carabao Cup.

Por në  shënjestrën e tifozëve ka përfunduar një lojtar në veçanti. Viktima e pjesës më të madhe të komenteve, në fakt, ka qenë Marcos Alonso.

Spanjolli, pas një paraqitjeje aspak të mirë, shikohet si përgjegjësi kryesor për lamtumirën e mundshme të Eden Hazard nga Chelsea: “Alonso do ta bëjë të largohet Hazard-in”, ka shkruar një tifoz në Twitter. “Hazard nuk duron dot të luajë me Alonso-n, ndihet keq. Duket qartë në fytyrën e tij”, ka qenë një koment tjetër.

Alonso ka bërë disa pasime të gabuara që kanë shkaktuar zemërimin e yllit belg, i cili nuk ka vendosur akoma se çfarë do të bëjë në fundin e këtij sezoni.

Related posts

ANA TJETËR E KONTRATËS SË MESIT/ “Pleshti” largohet nga Barcelona me parametër zero vetëm me dy kushte

Delo.autor

“SHPËRTHEN” NDAJ LAPORTAS DHE PARALAJMËRON XAVI-N/ Stoichkov: Duan të flakin në rrugë një tjetër legjendë

Delo.autor

“KOÇO ËSHTË BËRË PISHMAN QË U FUT NË SUPERIORE”/ Fidel Ylli: Ja pse ai duhej të ngrihej kundër presidentëve të tjerë

Delo.autor

Leave a Comment