Futboll Sport

I KA HABITUR TË GJITHË/ Migjen Basha zhvishet në fushë, grekët tërbohen nga bamirësia e yllit të Kombëtares (FOTO)

Shembujt në futboll bëhen shpesh shkak për të thyer edhe barrierat e ngritura nga politika apo ekstremizmit fetar apo historiko-politik. Në Greqi, shumë prej futbollistëve shqiptarë kanë vuajtur jo pak ekstremizmin helen dhe racizmin apo përndjekjen e tyre.

Mirëpo, ka edhe raste, kur sjellja e shqiptarëve, në sytë e të gjithëve në fushën e lojës, i bën grekët që të tërbohen nga mirësia dhe sjellja shembullore. Një i tillë ka qenë rasti i mesfushorit të Kombëtares shqiptare, Migjen Basha, veprimi i të cilit ka bërë jehonë në mediat greke.

ZHVESHJA NË FUSHË

Ndodh shpesh që futbollistët që festojnë një trofe, të kenë kërkesa pa fund nga tifozët e tyre për fanellën apo edhe tutat dhe në jo pak raste, lojtarët detyrohen të zhvishen në fushë. Mirëpo, për Bashën kërkesa ka qenë edhe më speciale. Në përfundim të ndeshjes, një djalosh që shërbeu gjatë takimit për kapjen e topave anës fushës, edhe pse me fanellën e Larisës, ka kërkuar uniformën e mesfushorit shqiptar. Gjesti i Bashës ka bërë bujë dhe i ka habitur të gjithë.

Megjithëse një kundërshtar, shqiptari ka ndaluar dhe është zhveshur, duke bërë bamirësi për djaloshin e vogël me uniformën e tij. Lumturimi i djaloshit të vogël është trajtuar më shumë se pozitivisht nga mediat greke, që i kanë bërë jehonë gjestit të shqiptarit, duke lartësuar veprimin e futbollistit të Kombëtares shqiptare në tokën greke. Sjellje të tilla janë flamuri më i madh i shqiptarëve nëpër botë.

ROLI

Për Bashën nuk kanë fund sakrificat për ekipin. Në ndeshjen e fundit, mesfushori është detyruar që të ndërrojë rol dhe të sakrifikojë për shumë minuta. Nevojat e ekipit kanë bërë që Migjen Basha të bëjë pas, dhe të rikthehet të luajë në mbrojtje.

Kjo nuk ka qenë hera e parë që Basha është detyruar të bëjë qendërmbrojtësin tek Aris, por këtë herë, për fat, ekipi ia doli që të mos pësojë dhe të dalë me një barazim pa gola nga fusha e lojës. Fundi i pjesës së parë të sezonit nuk ishte aspak pozitiv për Aris, që u detyrua të largojë disa futbollistë në janar, ku mes atyre që zgjidhën kontratën ishte edhe Mërgim Mavraj, kapiteni i Kombëtares së Shqipërisë.

Related posts

ALEKSANDER CEFERIN NIS VIZITAT NË TIRANË/ Presidenti i UEFA-s inspekton punimet tek… (VIDEO)

Delo.autor

Monchi piketon mesfushorin argjentinas si pasuesin e Nainggolan

Sadik.Autor

“Bomba” e merkatos, Higuain emri i ri për Milanin

Sadik.Autor

Leave a Comment