Futboll Seria A Sport

“JO SHUMË KOHË…”/ Rrëfehet De Vrij: Ja kush më mori tek Interi, Icardi është “vdekjeprurës”…

Stefan De Vrij u transferua verën e kaluar tek Interi. Pasi shkëlqeu me bardhekaltrit kryeqytetas, holandezi është shndërruar menjëherë në shtyllën e mbrojtjes zikaltër. Duke folur për fanellën e re, gjatë një interviste për DAZN, mbrojtësi zbuloi se ishte Spalletti, ai që e kontaktoi fillimisht dhe këmbënguli për transferimin e tij tek Interi:

E mbaj mend telefonatën e Spalletit, jo shumë kohë para se të merrja vendimin për të ardhur tek Interi. Ai më shpjegoi pse do të ishte mirë që të shkoja në Milano, si për rritjen time personale, edhe për rritjen e kompanisë. Sidoqoftë, me këtë nuk dua të them se Spalletti ishte arsyeja e vetme, që më bëri të vija këtu“.

Një goditje mjaft e rëndësishme për Interin, i cili me ardhjen e De Vrij e ka ngritur shumë nivelin e mbrojtjes. Një repart, që së shpejti mund të pasurohet më tej me përvojën e Diego Godin. Gjithmonë ka diçka për t’u përmirësuar, sidomos në futboll. Detajet e bëjnë dallimin. Godin? Kjo është një çështje e klubit, le të shohim se çfarë do të ndodhë“, – shtoi holandezi.

Episodi i racizmit, që kishte për “viktimë” Koulibaly në “San Siro”, është padyshim një faqe e zezë e futbollit italian. De Vrij përpiqet ta kujtojë atë moment, si e ka parë nga fusha: Gjatë lojës nuk e vura re, vetëm kur mori kartonin e kuq. Mendova për një moment se ishte ofenduar nga tifozët, por nuk isha i sigurt.

Pastaj, në fund të lojës pashë se kishte të drejtë. “San Siro” bosh? Kur gjyqtari vërshëllen, unë përqendrohem vetëm te loja në fushë. E “izoloj” veten nga çfarë ndodh përreth. Natyrisht, e kam të qartë se është më mirë të luhet me tifozë dhe stadiumin plot“.

Ndër situatat më të mprehta në shtëpinë zikaltër është ajo që lidhet me Mauro Icardi. Kapiteni i Interit është në qendër të debatit për rinovimin e kontratës me klubin. Icardi në zonën kundërshtare është “vdekjeprurës”, vështirë ta pengosh së shënuari. Pavarësisht zërave, sinqerisht e shoh mirë në këtë periudhë. Ai stërvitet mirë, është i fokusuar, nuk shoh ndryshime“, – sqaron ish-mbrojtësi i Lazio-s.

Holandezi flet edhe për bashkëlojtarët në kombëtarem veçanërisht për De Ligt, që është tashmë objektiv i klubeve më të mira të gjysmës së Europës. De Vrij jep vlerësimin e tij: Ai është mbresëlënës për moshën që ka. Është shumë i fortë. Natyra i ka dhënë atij një fizik të frikshëm, por gjëja, me të cilën më befason, është mentaliteti. Ai gjithmonë dëshiron të përmirësohet, gjithnjë dëshiron të punojë për t’u rritur. I thashë: nëse ke nevojë për ndonjë këshillë, më telefono! Kaloj shumë mirë me të, edhe jashtë fushës“.

Related posts

LIVE/ Edinson Cavani shënon një gol të “çmendur” ndaj Portugalisë (VIDEO)

Isa.Autor

Milan shfaq interes për Memphis Depay

Sadik.Autor

“LUTUNI PËR SHQIPËRINË/” Klubi spanjoll solidarizohet me gjestin domethënës

Delo.autor

Leave a Comment