Futboll Premier League Sport

KRITIKON ASHPËR MOURINHON/ Jesse Lingard: Në futboll duhet të luash duke pasur liri

Kur gjithçka shkon mirë, të gjithë vrapojnë të të ngrenë në qiell, por kur nuk ka sukses, balta është e pashmangshme. Ole Gunnar Solskjaer është njeriu i momentit në Angli, pasi asnjë trajner në histori nuk e ka nisur kaq mirë, me 8 fitore rresht, në stolin e Manchester United, aty ku para disa javësh u largua si dështak Mourinho, i cili po sulmohet nga çdo krah.

Sulmuesi  Jesse Lingard shënoi në sfidën e Kupës FA ndaj Arsenalit, fituar 3-1 të premten, dhe tashmë lavdëron trajnerin novegjez, por njëkohësisht kritikon ashpër Jose Mourinho-n, diçka jo fort etike tani që portugezi është larguar.

“Ole ka qenë fantastik që kur ka ardhur. Na ka dhënë shumë këshilla dhe na ka lejuar të luajmë të lirë në fushë, çka është kryesorja”, tha Lingard.

“Në futboll duhet të luash duke pasur liri në fushë, duke pasur buzëqeshje në fytyrë dhe Solskjaer na ka lejuar ta bëjmë këtë”.

Për Lingard Manchester United ka ndryshuar totalisht dhe këtu sulmi ndaj Mourinho-s bëhet edhe më i hapur: “Futboll sulmues dhe topin gjithnjë përpara sa më shpejt për të shënuar sa më shumë. Nëse kundërshtari shënon një gol, e di që ne do të shënojmë dy dhe futet në fushë me atë frikë.

“Solskjaer na tha ‘ky është Man Utd dhe kështu duhet të jemi në fushë’. Ai dëshironte të kthente frymën e United. Tani më duket se kemi shumë besim në çdo ndeshje, edhe nëse kundërshtari shënon, sepse e dimë që do të shënojmë më shumë.

“Edhe për ndeshjet e mëdha mentaliteti ynë ka ndryshuar”.

Related posts

“KUPA E MBRETIT”/ Gjykatësi shpëton Barcelonën, shorti i kupës jo (FOTO)

Delo.autor

MERKATO E VERËS/ Cilësohen si të pashitshëm, Skënderbeu gati rinovimin për dy titullarët

Delo.autor

TË GJITHË PRESIN TË KALOJË TEK REALI/ Por klubi tjetër i madh ka nisur bisedimet për transferimin e Mbappe

Delo.autor

Leave a Comment