Futboll Seria A Sport

MBRON “ZIKALTËRIT” DHE MILANIN/ Boban: Ky rregull i UEFA-s pengon investimet, ata që…

Zvonimir Boban, ish-lojtari i Milanit, sot zv.sekretar i FIFA-s, i intervistuar nga “La Gazzetta dello Sport” merr në mbrojtje kuqezinjtë, por edhe Interin nga rregullat e rrepta, të imponuara ndaj dy klubeve prej “Fair Play Financiar” të UEFA-s:

Në qoftë se nuk korrigjohet mënyra e funksionimit të “Fair Play Financiar”, Inter dhe Milan do të duhet të luftojnë në kushte të pabarabarta me të tjerët. Kjo vlen për to, por natyrisht edhe për të gjitha ato klube, që kanë ambicie për të konkurruar për objektiva më të lartë“.

Boban nuk ka ndërmend të ndërhyjë në politikat e UEFA-s, por në të njëjtën kohë thekson se rregullat e tanishme ka të ngjarë të penalizojnë klubet, tashmë në shumë telashe: “Unë vetëm do të fotografoj situatën ekzistuese dhe nuk mund të flas për rezultatet e punës së bërë në këto dhjetë vite, që kontrollohen llogaritë e futbollit.

Megjithatë, pavarësisht nga të mirat që sjell ky monitorim i shëndetit financiar të klubeve, parandalon pronarët e rinj për të bërë investime të mëdha. Duket se Inter dhe Milan, por edhe klube të tjera, janë në këtë gjendje, sepse janë në vëzhgim për periudha të presidencave të kaluara. Ata investitorë që sjellin para në botën e futbollit mund të prodhojë vetëm efekte pozitive për të gjithë sistemin“.

Related posts

“LEGJEONARËT”/ Ndodhet pa klub, Ferhan Hasani pranë rikthimit tek skuadra e…

Delo.autor

Uefa gjykon financat e Interit dhe Milanit

Sadik.Autor

CHELSEA-DINAMO KYIV/ “Blutë e Londrës” thellojnë shifrat, Hudson-Odoi

Delo.autor

Leave a Comment