Futboll Seria A Sport

NDIZET ALARMI TEK “ZONJA E VJETËR”/ Allegri në telashe për Superkupën, ndaj Milanit do mungojnë 3 titullarë

Më 16 janar, në Emiratet e Bashkuara Arabe, do të luhet Superkupa e Italisë mes Juventusit dhe Milanit, një ndeshje prestigji mes dy prej ekipeve më të mira të Serisë A. Bardhezinjtë konsiderohen si favoritë edhe pse sfida luhet në një fushë neutrale, me kuqezinjtë që do të tentojnë surprizën pas paraqitjes së mirë në Kupën e Italisë.

Të dyja skuadrat fituan 2-0 të shtunën në Kupën e Italisë, Milan ndaj Sampdoria, ndërsa Juventus mundi Bologna. Por nga kampi i kampionëve të Italisë nuk vijnë aspak lajme të mira. Trajneri Massimiliano Allegri ka ngritur alarmin se ndaj kuqezinjve nuk do të ketë 3 lojtarë titullarë.

“Mungesa e Manduzkic ndaj Milan është e rëndësishme, ashtu sikurse edhe ajo e Benatia e Barzagli. Do të më duhet të përgatit një ekip ndryshe për këtë sfidë, por nuk shqetësohem, pasi kemi lojtarë që mund t’i zëvendësojnë. Luhet me një ndeshje teke, ku duhet kujdes e qetësi”, tha Allegri.

Related posts

E BUJSHME NGA SPANJA/ Performancat e tij bindin, Real Madrid i ofron rinovimin yllit të ekipit…

Delo.autor

Kane “hedh dorashkën”: Dua të jem çdo vit përpara Messit dhe Ronaldos

Q.Autor

“MOS E QUANI CHIELLININ TË MBARUAR”/ Bobo Vieri: Në sulm vini bast për…

Delo.autor

Leave a Comment