Futboll Seria A Sport

NË PRAG TË NDESHJES NDAJ SASSUOLOS/ Spalletti: Duhet të motivohemi nga ndeshjet e fundit

Seria A do të kthehet këtë të shtunë dhe Inter do të përballet me “macen e zezë” Sassuolo, që ka fituar katër ndeshjet e fundit të luajtura kundër zikaltërve.

“I duhen bërë komplimentet presidentit Squinzi dhe bashkëpunëtorëve të tij”, ka thënë trajneri Spalletti në konferencë për shtyp. “Kanë bërë shumë zgjedhje të mira në vitet e fundit me trajnerët”.

Di Francesco dje, De Zerbi sot. “Një trajner i aftë dhe modern, që ofron një futboll të bukur dhe i jep shumë besim lojtarëve të tij. Diferencat në një ndeshje direkte anulohen gjithmonë dhe për ne do të jetë më e vështirë, sepse nuk do të kemi mbështetjen e tifozëve. Fakti që ata na kanë mundur në takimet e fundit duhet të na motivojë”.

Spalletti ka folur edhe për gjendjen e Nainggolan: “Radja po rikuperon, por nuk është akoma gati për të luajtur 90 minuta. Ai, si lojtar fizik që është, duhet të jetë në maksimumin e formës për të qenë efektiv. Tani po kthehet ai që njohim. Jam i bindur se do t’i bindë të gjithë deri në fund për vlerën e tij”.

Në lidhje me ecurinë e zikaltërve në kampionat. “Ne jemi Inter, kemi ambicie dhe nuk duam t’i vendosim vetes asnjë limit. Megjithatë, ecuria që kemi patur deri tani ka qenë e rëndësishme dhe nuk do të jetë e lehtë ta përsërisim në fazën e dytë”, ka thënë Spalletti.

Related posts

Zyrtare: E kërkoi Interi, por Martinez transferohet te Villarreali (FOTO)

Q.Autor

NGA BROJA TE MUÇI/ Koha që Reja të gjejë një zgjidhje për sulmin kuqezi

Delo.autor

“FITORE NË MOMENTIN E DUHUR”/ Devolli pas debutimit me fitore në stolin e Drenicës: 3 pikët ua dedikoj djemve

Delo.autor

Leave a Comment