Futboll Sport

“NEYMAR SI RONALDO, E KRITIKOJNË PËR…”/ Futbollisti brazilian Dani Alves komenton mënyrat e lojës

Neymar nuk ka qenë ndonjëherë kandidat për çmimin e futbollistit më simpatik në botë dhe “tradhtia” ndaj Barcelonës për të shkuar te PSG e ka bërë një lojtar shumë antipatik në sytë e sportdashësve.

Edhe mënyra e tij e lojës, me shumë simulime, siç u pa gjatë Kupës së Botës 2018, është një tjetër se braziliani nuk ka shumë fansa.

Megjithatë, një tjetër futbollist i famshëm i Brazilit, Dani Alves, mendon se Neymar ka thjesht problemin që ka edhe Cristiano Ronaldo: është i pasur, i famshëm dhe i bukur!

Duke kthyer në kujtesë komentet e famshme që Ronaldo bëri 8 vite më parë, mbrojtësi i PSG-së tha të njëjtën gjë për Neymar.

“Është e pamundur të izolohesh nga kritikat, Neymar është njeri, jo makinë.

“Për mua ai është si fëmija im, përtej faktit që jemi si vëllezër. E di çfarë po ndodh në mendjen e tij dhe ai është një person shumë inteligjent.

“Ai ka gjithçka që provokon zili te njerëzit. Është milioner, i famshëm dhe i bukur”, tha Dani Alves në një intervistë për të përditshmen braziliane Folha.

Related posts

Braktisën ndeshjen, tifozët e Partizanit jashtë stadiumit: Duam titullin, jo të luani për të tjerët! (VIDEO)

Sadik.Autor

TALENTI TULIPAN/ BARÇA do me çdo kusht transferimin e super-yllit holandez

Isa.Autor

U DËNUA PËR ABUZIM SEKSUAL/ Statuja e Dani Alves hiqet nga vendlindja e tij

F.autor

Leave a Comment