Futboll Sport

NUK DO TA BESONI/ Shaqiri lë pas dhe CR7-n, shikoni sa kushton futbollisti shqiptar (FOTO)

Observatori i Futbollit CIES, ka publikuar të dhënat e fundit në lidhje me vlerat e kartonit të disa lojtarëve, që luajnë në liga të ndryshme në Europë.

Në fokus kanë qenë disa nga lojtarët e transferuar gjatë verës së kaluar, të cilët ndryshuan klube, mes tyre Cristiano Ronaldo, Alisson Becker por edhe Xherdan Shaqiri.

Gjithashtu në listë janë dhe lojtarë të tjerë që nuk kanë ndryshuar klube, por performaca e mirë e tyre ka bërë që vlerat e kartonit të rritet.

Futbollisti me orgjinë shqiptare, që luan aktualisht për Liverpool në Angli, befason me ndryshimin e vlerës së kartonit të tij.

Kështu, Xherdan Shaqiri, i cili u transferua në verë te Liverpool për 14.7 milionë euro, ka pësuar një rrtije prej 40.3 milionë euro.

Pra aktualisht vlera e kartonit të futbollistit të përfaqësueses zvicerane vlerësohet me 55 milion euro.

Ky është një rekord absolut për një futbollist shqiptar, që kap këtë shifër.

Ndërkohë në vend të parë në këtë listë qëndron Rodri Hernandez që ka pasur një rritje të kartonit me 45.5 milionë euro ndërsa Lucas Torreira ka pasur një rritje me 44.3 milionë euro, duke mbajtur vendin e dytë në renditje.

I treti në listë është Xherdan Shaqiri, ndërsa nuk mungon as Cristiano Ronaldo, që renditet në vendin e 12 me një vlerë të shtuar të kartonit me 22.2 milionë euro.

Related posts

U SHPALL FUTBOLLISTI MË I MIRË I VITIT 2020 NGA FIFA/ Lewandowski tremb Bayern: Ka ardhur momenti që…

Delo.autor

Partizani gati për surprizën, të kuqtë shkelin në tokën sllovene (VIDEO)

Isa.Autor

AKORDI DREJT FINALIZIMIT/ Xavi i thotë “po”, Dani Alves rikthehet te Barcelona për… Botërorin 2022

Delo.autor

Leave a Comment