Gossip

“NUK JAM NJERI QË…”/ Maradona “SHPËRTHEN” ndaj Olivas: Dua t’ia PRES KOKËN (FOTO)

Vetëm pak ditë më parë nga Argjentina erdhi lajmi se Diego Armando Maradona i kishte dhënë fund lidhjes me të dashurën e tij, Rocio Oliva. Së fundmi, El pibe de Oro, ndërhyri në lidhje direkte me një emision televiziv në Argjeninë, lu lëshoi vrer ndaj ish-partneres së tij, që kërkon të rrëmbejë ç’të mundet nga pasuria e tij.

“Nuk jam një njeri që dhunon gruan, por dua ta shqyej në këto momente. Ajo s’më la gjë pa bërë. I telefonova Matias Morla (avokati i tij) dhe më tha se ajo kishte nënshkruar një dokument, ku deklaronte se nuk do të thoshte asgjë. Tani është me pushime, të cilat po i bën me paratë e mia. Ajo është tërësisht jashtë jetës sime. Eshtë sjellë keq, por kjo është në duart e avokatit”.

Çifti u nda pas gjashtë vitesh së bashku, por përtej kërkesave të Olivas, Maradona tha se do t’ia merrte edhe një shtëpi, që ai i pati dhënë më herët ish-partneres në Buenos Aires.

“Shtëpia që i dhashë familjes së saj është imja. Më vjen keq, por unë nuk jam babagjyshi i Krishtlindjes, që shkon duke pyetur njerëzit për çfarë kanë nevojë, dhe t’ua plotësoj dëshirat. Unë punoj, ashtu si të gjithë të tjerët në botë.

Maradona theksoi se Oliva nuk ishte mirë nga mendja dhe se “dashuria për të ka vdekur”.

Related posts

NUK NJEH LIMITE/ Wanda Nara pozon e shtrirë mbi një kalë dhe zbulon format e saj bombastike (FOTO)

Delo.autor

FOTO/ Panucci te SPAL? Mund të befasoheni kur ta mësoni se ku ka shkuar trajneri i kuqezinjve

Q.Autor

VILMA MASHA SË SHPEJTI NËNË/ Ja kujt ia lë drejtimin e emisionit (FOTO)

Delo.autor

Leave a Comment