Futboll La Liga Sport

PARA NDESHJES NDAJ SEVILLAS/ Umtiti i papërmbajtur: Dreqin, tani po luan Dembele

Ousmane Dembele më në fund ka gjetur formën e tij te Barcelona, diçka që ka dashur ta theksojë patrioti i tij Samuel Umtiti, i cili i emocionuar ka folur për këtë rritje por se ka mbajtur gojën.

Pas një dëmtimi të ndërlikuar dhe një periudhe të vështirë jashtë fushe, tani ai po demonstron që mund t’ia dalë. Edhe Umtiti aktualisht është i dëmtuar, por në mbrëmjen gala të Mundo Deportivo ai është shprehur i emocionuar teksa ka folur për shokun e tij:

“Ai është një lojtar shumë i mirë dhe na jep shumë cilësi, dreqin me në fund po luan tani,”-ka thënë Dembele duke kërkuar falje për gjuhën e përdorur.

“Ai është një yll dhe do të na ndihmojë të fitojmë kampionatin, Champions League dhe Copa del Rey.”

Ndërsa për gjendjen e tij, ai nuk është i sigurt se kur do mund të kthehet nga dëmtimi:

“Unë ndihem mirë dhe jam i fokusuar te rikuperimi im, por shpresoj të kthehem se shpejti, gjithsesi vetëm Zoti e di kur do të ndodh.”

Related posts

(VIDEO) Messi prezanton Këpucën e Artë në ‘Camp Nou’

Q.Autor

Rrëfimi i Adebayor: Dashuroj Mourinhon, urrej Arsenal prej Wenger!

Q.Autor

NDESHJA KUNDËR PARMËS/ Interi publikon listën, Lautaro nuk luan

Isa.Autor

Leave a Comment