Futboll Seria A Sport

PARALAJMËRON LARGIME/ Igli Tare: Ne duam që të arrimë objektivat tona, mund të them…

Drejtori sportiv i Lazios, shqiptari Igli Tare ka paralajmëruar tifozët se “disa lojtarë do të largohet në ditët në vazhdim”, gjatë afatit kalimtar të janarit

Afati i transferëve zyrtarisht u hap sot në Itali dhe do të mbyllet më 31 janar.

“Mund të them nga sot se nga Lazio do të largohen disa lojtarë në ditët në vazhdim”, ka thënë Tare për Sky Sport Italia.

“Ne duam që të arrimë objektivat tona që janë fundamentale për rritjen e klubit, parasëgjithash kualifikimin në Ligën e Kampionëve. Ne kemi qenë shumë afër për disa vite dhe shpresoj që në këtë sezon të ja dalim, ku nuk do të kemi pengesa përpara”.

Megjithatë, Tare nuk ka folur me emra të përveçëm, por marrë parasysh se kosovari prej që është transferuar në Lazio nuk ka pasur impaktin e duhur, mund të jetë edhe ai pjesë e këtij pastrimi.

Valon Berisha, përpos që nuk ka pasur minuta të mjaftueshëm ka vuajtur shumë edhe nga disa lëndime.

Biancocelesti janë ankuar kohëve të fundit për vendimet e gjyqtarëve, madje ata thonë se këto kanë ndodhur pavarësisht se VAR është paraqitur.

“Ne shpresojmë që VAR dhe referencat e tjerat të fillojnë si duhet Vitin e Ri. Është e vështirë të harrohet disa gabime që na kanë dëmtuar shumë në pjesën e parë të sezonit. Por ne e mbajmë kokën lart dhe do të vazhdojmë përpara”, ka thënë Tare.

Related posts

RISI DHE KONFIRMIME/ Zbulohen trajnerët e ekipeve Kombëtare. Cungu e Bulku marrin drejtimin e…

Delo.autor

Tër-Messi, golat në Camp Nou maten edhe nga qendra sizmiologjike

Sadik.Autor

Formula 1/ Vettel flet për shokun e ri të skuadrës: Mund të jetë Hamilton?

Sadik.Autor

Leave a Comment