Futboll La Liga Sport

PAS FITORES NDAJ SEVILLAS/ Solari: Ai qëndroi 15 minuta në barelë, por bëri një pjesë të dytë fantastike

Santiago Solari ka qenë i lumtur pas fitores 2-0 të Real Madrid ndaj Sevillas.

Trajneri i Los Blancos ka përgëzuar lojtarët dhe premton se do të luftojë deri në fund.

“Kur ndeshesh me rivalë direktë, fitorja vlen më shumë se tre pikë. Lojtarët kanë bërë një ndeshje të madhe. I përgëzoj të gjithë për paraqitjen e sotme.

“Modric ishte i jashtëzakonshëm. Ai është një luftëtar. Pas një pjese të parë të madhe, ai ka qëndruar 15 minuta në barelë për të qepur plagën dhe është futur në fushë për të bërë një pjesë të dytë po aq të madhe.

“Jam shumë i lumtur për Isco, por edhe për pjesën tjetër të ekipit. Për të fituar një ndeshje duhet që të gjithë të luajnë mirë, si titullarët ashtu edhe zëvendësuesit.

“Gjithmonë më ka shijuar futbolli dhe konkurrenca.  Ne do të luftojmë deri në fund. Për Real Madrid nuk ka asgjë të pamundur.

“Rezultati i sotëm ka shumë vlerë sepse kemi fituar ndaj një skuadre të shkëlqyer.

Related posts

NGA FINALJA E CHAMPIONSIT TEK EUROPA LEAGUE/ Eriksen: Këtë herë festoj me Inter

Delo.autor

PAS MARADONËS/ Tjetër zi në Argjentinë, shuhet trajneri legjendar…

Delo.autor

POGBAJA I RI/ Brewster, “golden boy” që Juventus e do me çdo kusht…

Isa.Autor

Leave a Comment