Futboll Seria A Sport

PAS HUMBJES NDAJ “ZONJËS SË VJETËR”/ Inzaghi: Nuk e kisha parë kurrë Juventusin në…

Në përfundim të ndeshjes së humbur 2-1 kundër Juventusit, trajneri i Lazios, Simone Inzaghi, ka thënë:

“Nuk mbaj mend ta kem parë Juventus-in kaq në vështirësi, kemi bërë 9 goditje nga këndi kundër 1. Futbolli është i pamëshirshëm, por nëse vazhdojmë të luajmë kështu, mendoj se do t’i japim disa gëzime tifozëve tanë”.

“Nuk kemi vuajtur, nuk mbaj mend pritje të Strakoshës. Nëse pëson gol, atëherë do të thotë se ke bërë ndonjë gabim. Lulic ka gabuar në momentin e penalltisë, nuk duhej ta kishte kapur Cancelo-n, që ka qenë në pozicion jashtë loje në fillimin e aksionit”.

“Kemi bërë një ndeshje shumë të mirë, meritonim të paktën barazimin. Sot futbolli ka qenë i pamëshirshëm me ne. Gjithsesi, nëse luajmë kështu edhe në ndeshjet e ardhshme, do ta mbyllim mirë kampionatin”.

Related posts

“E PAMUNDUR”/ Reagon Haland: Mos e krahasoni rivalitetin tim me Mbapenë me atë të Mesi-Ronaldo

F.autor

CHAMPIONS LEAGUE/ PSG hakmerret ndaj Kampionëve të Europës dhe kalon në gjysmëfinale

Delo.autor

KËRCËNON TEKNIKUN KOEMAN/ Presidenti Laporta: Trajnerët varen nga rezultatet, nëse duhet…

Delo.autor

Leave a Comment