Futboll

PËRFORCIME NË MERKATO/ Kukësi tani kërkon dhe portierin më të mirë maqedonas

Kukësi është afruar ndjeshëm me kreun dhe presidenti Safet Gjici ka rigjetur entuziazëm, duke autorizuar shpenzime madhore për përforcime në merkato.

Ka firmosur Eduard Rroca, i blerë nga Luftëtari, prej ku pritet edhe Vasil Shkurtaj, që do të thotë se mesfusha e sulmi përforcohen ndjeshëm.

Nuk mbaron me kaq, sepse edhe mbrojtja do të pësojë ndryshime dhe po ashtu kërkohet portier.

Ndonëse Stivi Frashëri ka pasur rendiment shumë të mirë dhe Fation Maloku është portier me të dhëna shumë të mira, duket se te Kukësi duan eksperiencë.

Për këtë arsye, Kukësi kërkon portierin e kombëtares maqedonase dhe titullarin e Shkëndijë së Tetovës. Mësohet nga burime pranë klubit verilindor se kanë filluar bisedimet dhe 32-vjeçari po mendohet, edhe për faktin se i mbaron kontrata dhe duhet të presë nëse Shkëndija do t’i bëjë ofertë të re.

Zahov ka vite që është pikë kyçe te Shkëndija dhe ka eksperiencë të madhe ndërkombëtare, ndaj Kukësi është i bindur se do t’i jepte një ndihmë të madhe në garën për titull.

Related posts

“EURO 2020″/ UEFA reagon ashpër ndaj racizmit, pa tifozë 3 ndeshje eliminatore

Delo.autor

TRONDITET HYSAJ DHE NAPOLI/ PSG në avantazh ndaj italianeve (VIDEO)

Isa.Autor

MILANI NË FESTË/ Paqueta zbarkon në Milano, Fabregas më PRANË. Pse ka ngecur zyrtarizmi i IBRËS?

Isa.Autor

Leave a Comment