Futboll Sport

PIATEK KËRKON CHAMPIONS-IN ME MILANIN/ Leonardo jep vendimin për merkaton (FOTO)

Krzysztof Piatek u prezantua në një konferencë për shtyp si lojtari më i ri i Milanit. Pranë tij ishin Ivan Gazidis, Paulo Maldini dhe Leonardo. Më poshtë është prezantimi i plotë i lojtarit, me pyetje e përgjigje nga të katër të pranishmit në bankinë.

Pse zgjodhi numrin 19-të dhe jo 9-ën?

Leonardo: Ai dëshironte numrin 9-të, por ne menduam se ai numër duhet të fitohet dhe ne vendosëm t’i japin numrin 19-të përkohësisht.

PYETJE PËR MALDINI- 23 vjet më parë Piatek u lind dhe disa muaj më vonë shkuat me Milanin për të luajtur në fushën e Luble Zaglebie, ku ai u rrit. A është një shenjë e fatit?

Ky është një futboll ndryshe. Sot ne duam futbollistë të talentuar, të rinj dhe të uritur. Është një linjë për të ecur përpara.

 

PYETJE PËR PIATEK – Pesë muaj më parë në Seria A me Genoan, sa ka ndryshuar te ju që nga ajo kohë?

Kur arrita në Genoa, dëshiroja të tregoja diçka të mirë në Serie A. Është e rëndësishme për mua të shënoj, por këto muajt e parë nuk më kanë ndryshuar.

PYETJE PËR LEONARDO- Dy javë më parë ju paraqitët Paqueta dhe nuk u fol për Higuain. Sot Higuain është zhdukur dhe ka Piatek.

Higuain bëri zgjedhjet e tij dhe ne e respektojmë atë. Tani le të prezantojmë Piatek, le të flasim për të.

PYETJE PËR GAZIDIS – Çfarë përfaqëson Milano për ju?

Milanello është një vend i veçantë, mitik. Ju mund ta dëgjoni dhe ta ndjeni futbollin. Ky klub zë një vend në kokën e çdokujt në botë, është një pikë referimi për të gjithë. Tani duam të sjellim Milanin atje ku meriton. Unë jam emocionuar nga privilegji që kam në këtë klub. Milanello është një nga shtëpitë e futbollit botëror. Një nder i madh.

 

PYETJE PËR PIATEK – Çfarë ndjetë në momentin e transferimit?

Të jesh në Milano është një nder i madh, mund të them diçka këtu para mikrofonit, por përgjigjja duhet të jepet në fushë. Pastaj, duke u paraqitur pranë dy legjendave si Leonardo dhe Paolo Maldini është një ëndërr.

PYETJE PËR PIATEK – A keni një ëndërr për të realizuar me Milanin?

Të luaj në Champions League si protagonist.

PYETJE PËR LEONARDO – Si erdhi ideja e Piatek?

Nuk ishte një zgjedhje e ndërlikuar. Ne jemi para një lojtari që ka shënuar 13 gola në një gjysmë sezoni dhe ka treguar tashmë se çfarë është me vlerë në Itali. Nuk ishte një operacion i planifikuar, por kur kuptuam se ishte ekonomikisht e mundshme, nuk kishim dyshime. Ai është një futbollist që ka lëvizur 130 kilometra, tashmë është në ligën tonë, ai është shumë i përshtatshëm për futbollin italian dhe ne e spikatëm atë.

 

PYETJA PËR PIATEK – A nuk të tremb kjo aventurë e madhe?

Unë kam lindur i gatshëm. Unë do të bëj gjithçka për të çuar Milanin në Champions League. Mund të them se do të luftoj në fushë, do të luftoj për Milanin dhe do të jap gjithçka.

PYETJE PËR PIATEK – A keni menduar me të vërtetë që veshja e fanellës së Milanit do të ishte një ëndërr e realizueshme? A ka ndonjë yll nga e kaluara për të cilën jeni frymëzuar?

Ishte një ëndërr e madhe, të cilën unë nuk besoja se mund të ishte e realizueshme. Lidhur me legjendat e gjalla, kam pranë meje një që unë e kam admiruar kaq shumë (shikoni nga Maldini dhe buzëqesh).

PYETJE PËR PIATEK – A keni parë ndeshjet e Milanit këtë sezon?

Unë veçanërisht kujtoj ndeshjen kundër Sampdorias e fituar me rezultatin 3-2. Ishte me të vërtetë një ndeshje e mirë.

 

PYETJA PËR LEONARDO – Paqueta dhe Piatek kanë ardhur, çfarë mund të presim tjetër?

Ata janë dy blerje të mëdha për të tashmen dhe të ardhmen. Unë nuk e fsheh që tani ne duhet të kuptojmë se çfarë është ende e mundur për t’u bërë. Por, unë mendoj se me këto dy ardhje, skuadra është mjaft e plotë.

PYETJE PËR PIATEK – Milan përshëndeti Higuain, i cili gjithashtu u bashkua me Cutrone në një rrugë drejt ringritjes së klubit. Tani ju jeni dy të rinj për të ndarë peshën e sulmit. A ju pëlqen të luani pranë një sulmuesi tjetër?

Për mua është një tjetër hap i rëndësishëm në karrierën time, shpresoj se së shpejti mund të luajmë së bashku dhe të bëjmë shumë gola. Unë mund të luaj pranë një sulmuesi tjetër, unë jam gjithmonë i gatshëm dhe tashmë po shpresoj të mundim Napolin.

PYETJE PER PIATEK – Në Genoa, ju keni shënuar 19 gola në pjesën e parë të sezonit. A keni aksione? Kur ishte kontakti i parë me Milanin dhe kur e kuptove se ishte një mundësi reale?

Kështu është futbolli, çdo gjë vjen kur ju e prisni më së paku. Sigurisht, mendova pas fazës së parë për interesimin që kishin shfaqur disa të klubeve të tjera. Tani është Milani dhe më pëlqen kjo befasi e bukur.

 

PYETJE PËR PIATEK – Te Gjenoa ju keni patur deri tani tre trajnerë. Këtu ju gjeni Gattuson. Çfarë prisni?

Në Genoa sezoni ka qenë i trazuar, por futbolli është ky. Unë pranoj çdo gjë, dua të stërvitem fort dhe ndryshimi i tre trajnerë nuk ishte problem.

PYETJE PËR PIATEK – Vitin e kaluar, këto ditë, ju keni përgatitur fillimin e sezonit me Cracovia. Tani pret debutimin në “San Siro” para 60 mijë spektatorëve. Çfarë ka ndryshuar në ju në këto 12 muaj?

Unë jam gjithmonë i përqendruar tek vetja ime. Të luaj në “San Siro” do të jetë e bukur, unë jam i sigurt. Unë punoj për të bërë më të mirën dhe për të shënuar.

PYETJE PËR PIATEK- A mund të shpjegosh festimin me pistoletë?

Është një gjest spontan, është pjesë e stilit tim. Më pëlqen të festoj kështu.

Related posts

Tri skuadran nga Premier League interesohen për Matias Vecino

Sadik.Autor

KUPA E GJERMANISË/ Hoffenheim rrezikon eliminimin ndaj ekipit gjysmëprofesionist. E shpëton Kramaric

Delo.autor

RISI NË SERIE A/ Lojtarëve do u ndalohet të veshin fanella me ngjyrë të gjelbërt

Delo.autor

Leave a Comment