Futboll Premier League Sport

RIKTHIMI I SHUMËPRITUR/ Solskjaer: Është blerja më e mirë e janarit

Sulmuesi kilian Alexis Sanchez i është rikthyer sot stërvitjes me skuadrën e Manchester United, gati 2 muaj nga ndeshja e tij e fundit. 30-vjeçar pritet të jetë në dispozicion të trajnerit Ole Gunnar Solskjaer në sfidën që “djajtë” do të zhvillojnë ndaj Brighton këtë fundjavë. Një lajm që ka gëzuar shumë trajnerin Solskjaer, që tashmë ka në infermieri vetëm dy lojtarë: Chris Smalling dhe Marcos Rojo.

Skuadra e United ka qenë thuajse e plotë sot në seancën stërvitore, ku mungonte vetëm Nemanja Matic, që është bërë baba ditën e hënë. “Rikthimi i Sanchez është një lajm i jashtëzakonshëm për mua dhe skuadrën. Mund ta konsideroj si një blerje të re për mua, pasi për herë të parë kam mundësi ta stërvis. Vjen në momentin e duhur, për t’i dhënë një tjetër shtysë skuadrës”, tha Solskjaer.

Related posts

Suarez: “Griezmann s’është uruguajan! Mungesa e Cavani nuk na justifikon”

Isa.Autor

PAS ZYRTARIZIMIT NË “CAMP NOU”/ Ja 3 formacionet e Barcelonës me Griezmann, “Pleshti” zhvendoset drejt…

Delo.autor

ZBULON MARRËDHËNIET ME CR7/ Gareth Bale rrëfen: Kemi kaluar shumë mirë së bashku, është një…

Delo.autor

Leave a Comment