Gossip

ROSSI “ZHGËNJEN” TË FEJUARËRN/ Mohon planet për martesë me bukuroshen italiane (FOTO)

Prej më tepër se një muaji Valentino Rossi ka marrë pushimet, pasi mbylli sezonin 2018 dhe është në pritje të marsit, për të filluar një tjetër vit si pilot i Moto GP-së.

Edhe këtë herë, piloti italian do të garojë mbi motorin Yamaha, por synimi është që të rikthehet te titulli kampion, që i mungon prej disa vitesh.

Në pritje të sezonit të ri, Vale Rossi po shijon pushimet nën shoqërinë e të fejuarës së tij, Francesca Sofia Novello, me të cilën është folur se do të martohet së shpejti.

Por vetë piloti i Yamahas refuzoi këto zëra, duke thënë në një intervistë për mediat italiane, se ende nuk kanë vendosur asgjë në lidhje me një martesë të mundshme.

Related posts

FOTO/ Modelja “e fiksuar” pas Milanit këshillon Gattuson

Q.Autor

“NUK MË BËJNË PËRSHTYPJE PARAGJYKIMET”/ Aktorja shqiptare nis lidhjen e dashurisë me futbollistin afrikan

Delo.autor

FAMILJA RONALDOS ZGJEROHET/ Pjesëtari i ri ka kushtuar mbi 2.000 euro (FOTO)

F.autor

Leave a Comment