Futboll Seria A Sport

RRËFEN PRAPASKENAT/ Piatek: Kërkova 9-ën, por ma refuzuan. E kanë veshur paraardhësit…

Krzysztof Piatek, sulmuesi i ri i Milan, në një intervistë të dhënë për “Prezglad Sportowy”, një prej të përditshmeve sportive polake më të famshme, ka rrëfyer historinë që qëndron  prapa skenave të transferimit të tij te kuqezinjtë. E gjithë intervista e numrit 19 të “Djallit”.

Urime, tani je një futbollist i Milan. Sa gjumë keni bërë gjatë netëve të fundit?

“Pak, kap patur shumë adrenalinë. Ditët e fundit kanë qenë vërtetë intensive. Tani kam shumë përgjegjësi marketing, por gradualisht po çlirohem nga ky presion. Të enjten kam bërë shumë, konferencë, seancë fotografike, intervistë për televizionin e klubit. Të premten, kisha testet sportive, por po përpiqem ngadalë të përqendrohem për të punuar fuqishëm. Është koha për tu qetësuar pas kësaj periudhe të çmendur”

Të enjten kalove thuajse 8 orë në Milanello. Prezantim, përshëndetje me skuadrën, më pas stërvitje. Cilat janë përshtypjet e tua të para?

“E pabesueshme! Kam shkuar në një klub të madh. Dua të realizoj ëndrrat e mia, të përmirësohem dhe të hedh hapat e mi të ardhshëm në karrierë. Nuk kam dyshime se kam marrë vendimin e duhur. Ndihem shumë mirë, shokët e mi më kanë pranuar në mënyrë fantastike, çuditërisht nuk pati një rit fillimi, një seri goditjesh. Deri tani është si një fabul”.

Ke komunikuar me Gennaro Gattuso?

“Po, por ishte vetëm një shkëmbim opinionesh, më shumë çështje kortezie. Ishte i kënaqur që më në fund unë isha me skuadrën. Më uroi fat të mbarë. Nuk ishte koha për një bisedë të gjatë, apo për të sqaruar se çfarë kërkon nga unë”.

Milanello nuk lë dyshime mbi faktin se je transferuar në një skuadër të madhe…

“Shokuese! Në kuptimin pozitiv. Këtu gjithçka është në nivelin më të lartë botëror. Gjashtë fusha, dy me ngrohje që do të përdoren në dimër, një sintetike, dy palestra, kuzhina, salla e ngrënies, çdo futbollist ka dhomën e tij. Është një vend fantastike. Çdo situatë të çon në një përshtypje të re. Realizova testet mjekësore, darkova me autoritetet e klubit, firmosa kontratën, si dhe vizitova dhomën me trofetë, ku mbeta me gojën hapur. Një njeri mund të luajë gjatë të gjithë jetës së tij për të mbërritur në një vend të tillë”.

Ke surprizuar Serinë A dhe futbollin europian në 6 muaj. Nga anonim, u shndërrove në një yll dh eke shumëfishuar vlerën në kohë rekord…
“Kur mbërrita te Genoa në verë nuk mendoja se do të largohesha nga klubi që në merkaton e dimrit. Ishte një ofertë e parefuzueshme, si për mua, ashtu edhe për ata. Më hapi një perspektivë të madhe zhvillimi, që askush nuk dëshironte të bllokonte ose ngadalësonte. Do të them edhe më shumë, bëra gjënë e duhur. Nuk mund të refuzosh një klub si Milan. Nuk erdha këtu për t’u ulur në pankinë dhe të kënaqem. Kam shansin që të jem pjesë e historisë legjendare të klubit dhe dua ta shfrytëzoj. Në fillim të sezonit i çudita të gjithë, madje edhe veten time. Kur nisa të shënoj u bë gjithçka e qartë që klubet europiane do të nisnin të interesoheshin për mua. Paraqitjet e mia patën rezonancë të madhe, por pavarësisht të gjithave, mendoja që nëse do të largohesha, atëherë do të ndodhte në verë… ndërkohë që ndodhi kjo. Jeta është e bukur dhe e paparashikueshme”.

Milan të kërkoi konkretisht që nga fillimi…

“Po, oferta erdhi që para dy javës. Kartat u hodhën menjëherë në tavolinë. ‘Të duam, të japim këtë dhe shumë para për Genoa. Çfarë mendon?’ Nuk ishte nevoja për asnjë llogaritje nga ana ime. Situata ishte fito-fito, si për mua ashtu edhe për klubin. Një shumë gjigante për Genoa, ndërsa për mua fillimi i një kapitullit të ri: ‘Ëndrra që bëhen realitet’”.

Në internet qarkullon një foto juaja kur ishit 11 vjeç me një peshqir të Milan…

“Deri tani, kam mbajtur mbi supe vetëm këtë peshqir. Sot, mbaj veshur një fanellë të vërtetë të Milan me emrin tim. Magji, rasti im dëshmon se çdo dëshirë mund të shndërrohet në realitet. Thënë kjo, nuk harroj që jam 23 vjeç dhe di se duhet të bëj akoma më shumë, të punoj fuqishëm për të qëndruar në elitë. Nuk dua të kënaqem me një sezon fantastik, për tu zhdukur më pas. Objektivi është tërësisht i kundërt. Të shkoj gjithmonë e më lart. Në paralel me Milan, me të cilin dua të luaj në Champions League”.

E dashura jote ka zbuluar se në një tjetër foto je ti me babain tënd që mban veshur në fanellë të Milan…
“Po, por foto nuk ishte e cilësisë së mirë, ndaj nuk e kam ndarë në rrjet. Ishte në fund të një ndeshje. Babai më ndiqte i veshur kuqezi, ndaj mund të them se është mbështetësi i klubit për të cilin sapo kam firmosur”.

Si reaguan prindërit pasi i komunikove: “Milan interesohet për mua”?

“Babai im ruajti qetësinë. Tentonte të më mbante të qetë. ‘Djalosh, lër fillimisht që të bien dakord’. Nuk besoj se dëshironte që unë të çmendesha, dhe pastaj të zhgënjehesha nëse tratativat do të dështonin. Kur nisa të shënoj dhe në fund të fazës së parë kisha shënuar 13 gola, ai e ndjente se diçka mund të ndodhte që në dimër”.

E vërtetë se të kërkonte edhe West Ham?
“Po, ekzistonte një ofertë e madhe, por Genoa e refuzoi. Preferonte që unë të transferohesha te Milan, me të cilin ka një marrëdhënie të mirë. Edhe unë nuk lashë vend për shumë dyshime. Isha i vendosur të shkoja te Milan. Me të gjithë respektin për West Ham, por u transferova në një klub shumë më të madh. Oferta ekonomike për mua ishte në nivele të njëjta, por në këtë fazë të karrierës time, paratë nuk janë gjëja më e rëndësishme për mua. Këtu kam mundësinë të luaj në Champions League”.

Me ambicie të mëdha nuk ke në plan të parë llogarinë tënde bankare…

“Nuk është ky prioriteti im. Nëse paratë do të vlenin më shumë për qëllimet e mia, atëherë do të kisha pritur verën, ose do të kisha zgjedhur një drejtim të ndryshëm, por preferova t’i jap më shumë rëndësi rritjes time. Është mjaftueshëm për të mbajtur familjen. E kam zgjedhur rrugën time”.

Pse në botë zgjodhe fanellën me numrin 19 dhe jo atë me numrin 9?
“Fola me klubin. Duhet të jem i sinqertë, doja numrin 9, nuk e fsheh. Por Milan ka një tjetër ide. Duhet të jetë një shpërblim për futbollistët që e meritojnë. E kanë veshur paraardhës të mëdhenj si Filippo Inzaghi dhe Marco van Basten. Mu la të kuptoj se më parë duhet t’i dëshmoj vetes time, t’i jap diçka klubit, pastaj të shohim. Dhe dua ta bëj…”.

A të kanë nxjerrë jashtë ritmi momentet e fundit të tratativës?
“Jo, kam punuar mirë me Genoa. Ndihem i fortë. Normalisht, kjo javë ishte një çmenduri absolute. Ishste e vështirë të gjeja pak paqe. Nuk munda të luaj të hënën kundër Milan për shkak të skualifikimit. Isha në stadium, por nuk doja që vëmendja të fokusohej tek unë, pasi futbollistët duhet të përqendroheshin te ndeshja, jo tek ajo që po ndodhte rreth meje”.

Gjithsesi, fotografët të kapën…
“E ke fjalën kur isha në oborrin tim? Në atë moment tratativa ishte në konkretizim. Prisja zhvillimin për tu nisur drejt Milanos. Shumë gazetarë ishin poshtë shtëpisë time në Genoa, por doja gjithsesi të qëndroja në formë. Bëra disa ushtrime force, por doja gjithashtu të përdorja edhe topin. Për mua është ende një ndesi shumë e çuditshme. Nuk arrij të ambientohem me kaq shumë vëmendje dhe interes. Popullariteti e fama janë të tepërta, vetëm topi vlen për mua. Pavarësisht shumë gjërave në mendje, vëmendjes së mediave, ndihem mirë dhe jam në ankth për të luajtur. Jam në dispozicion të trajnerit”.

A do të luash të shtunën kundër Napolit?

“Shpresoj. Vendimi i përket trajnerit Gattuso. Të shohim. Nuk ka shumë kohë për të më parë në stërvitje, ndaj të respektoj vendimin e tij, por personalisht do të doja të debutoja dhe prezantohem para tifozëve në San Siro. Akma më shumë sepse është një ndeshje e bukur. Jam shumë i lumtur që ndodhem te Milan, dhe dua të debutoj me padurim”.

Për ne polakët do të jetë sigurisht një ndeshje e madhe, sepse është sfida mes teje dhe Milik…

“Arek është në një formë të shkëlqyer dhe ekziston një sfidë e bukur edhe për klasifikimin e golashënuesve. Me padurim shoh nga e shtuna. Të shtunën do të mësoj nëse do të luaj ose jo. Mbase. Nuk luajta në ndeshjen e fundit dhe dua të kthehem e të shënoj gol”.

Mendon se do të luash në sulm e Cutrone?

“Është shumë shpejt për një përgjigje. Të enjten bëmë një ndeshje kontrolli , por jo të bazuar shumë te taktika. Me siguri do të ketë më shumë zhvillime të premten. Pastaj kam zhvilluar edhe punë individuale, për tu përshtatur me idetë e trajnerit”.

Related posts

NË PRAG TË NDESHJES NDAJ ESPANYOLIT/ Lajme të mira për Solarin, rikthehet në stërvitje ylli…

Delo.autor

E BUJSHME/ Klubet që largohen nga Super League do të gjobiten, kjo është vlera e majme që duhet të paguajnë…

Delo.autor

PLAS SKANDALI/ Trajneri i skuadrës së njohur dhunon fizikisht ish-bashkëshorten në mes të rrugës (PAMJE TË RËNDA)

F.autor

Leave a Comment