Futboll Sport

“SHENON”/ Mamaja e Pogba-s, ylli i reklamës së re të Adidas

Marka e njohur sportive Adidas ka lançuar reklamën e fundit, në të cilën nuk ka vendosur si protagonist yllin e Manchester United, Paul Pogba, por mamanë e tij.

Pogba dhe shoku i tij i ekipit Jesse Lingard kanë marrë pjesë në këtë reklamë, por Yeo Moriba (mamaja e Pogba-s) ka marrë vëmendjen kryesore.

Duke pasur parasysh impaktin e rrjeteve sociale dhe shpejtësinë e shpërndarjes së gjërave komike, Adidas ka sjell një përmbajtje gazmore, ku në thelb janë komentet e njerëzve rastësor në rrjete sociale.

Një prej komentuesve të trilluar në reklamë ishte “BigMan” që i kërkonte Pogba-s një sfidë “tek për tek”, ndërsa ky i fundit i thotë që nuk mund të mposhtë as mamanë e tij.

Dhe kështu ndodhi, “super-mamaja” shënon dhe videoja bëhet virale menjëherë.

Një strategji e zgjuar kjo nga marka për të rritur reagimet e konsumatorëve ndaj formës së tyre të reklamimit.

 

Related posts

Chelsea gati të finalizojë marrëveshjen me sulmuesin argjentinas të Juventusit…

Isa.Autor

NDESHJA ME BARCELONËN/ Njihuni me renditjen e të gjitha kohërave për “Të Kuqtë” në Premier (FOTO)

Delo.autor

STARTI NEGATIV I SEZONIT/ Zaneti zbulon të ardhmen e trajnerit të Interit: Inzagi…

F.autor

Leave a Comment