Futboll Seria A Sport

SHTOHEN TELASHET KLUBI “ZIKALTËR”/ Marotta vendos: Kjo gjë s’do të ndodhë më kurrë tek Interi

Beppe Marotta ka arritur të ndërtojë një Juventus të madh në gjithë këto vite duke ditur jo vetëm të blejë lojtarët e duhur, por edhe duke i shitur ata në momentin e duhur, duke arkëtuar paratë e nevojshme. Këtë gjë drejtori sportiv i Interit kërkon ta përsëritë edhe me zikaltërit, duke e evidentuar këtë fakt si një mangësi gjatë viteve të fundit.

Sipas Marotta, të gjithë lojtarët “big” që duan të largohen do të lihen të lirë dhe kjo vlen edhe për kroatin Ivan Perisic. Ky i fundit prej kohësh ka shfaqur dëshirën për të luajtur në Angli dhe me Marotta mund ta realizojë këtë gjë. Edhe pse tani kroati nuk është më i ri si dikur, ofertat konkrete mungojnë dhe nuk janë të kënaqshme.

“Nuk do të mbajmë asnjë lojtar kundër vullnetit të tij. Ne duhet të dimë edhe se si të sheshim lojtarët në momentin e duhur dhe të arkëtojmë sa më shumë prej tyre. Këtë gjë bëjnë klubet e mëdha. Në këtë këndvështrim, duke folur për rastin në fjalë, pra për Perisic, ai duhej të ishte shitur që në verë, pas Botërorit. Nëse kjo gjë do të kishte ndodhur Inter do të kishte arkëtuar më shumë se sot dhe me ato parà do të kishim sjellë Chiesa”, u shpreh Marotta.

Related posts

ËSHTË ZYRTARE/ Braziliani firmos kontratë 2-vjeçare me Tiranën

Delo.autor

U LARGUA NGA PARTIZANI/ Mbrojtësi zyrtarizohet te skuadra tjetër e Superiores

Delo.autor

NUK KA MË DYSHIME/ Ibrahimovic konfirmon pjesmarrjen në kombëtare para sfidës ndaj Kosovës (FOTO)

Delo.autor

Leave a Comment