Futboll Premier League Sport

“SHUMË I VJETËR DHE I KUSHTUESHËM”/ Kur Chelsea i tha “JO” Contes për…

Vetëm budallenjtë nuk ndryshojnë kurrë mendim. Kjo mund të jetë përgjigja për ata që, pas marrjes së Higuain, mund t’i vënë në dukje Chelseat se ka ndryshuar strategjinë në merkato dhe për rrogat e lojtarëve. Në fakt, argjentinasi është jashtë parametrave të “Bluve” (të cilët kanë humbur Fabregasin sepse nuk i rinovojnë me më shumë se një vit kontratat e lojtarëve që kanë kaluar të tridhjetat) për disa arsye.

Fillimisht për shkak të moshës, duke parë se “Pipita” është 31 vjeç. Më pas për shkak të rrogës, më e larta në ekip pas asaj të Kante. Dhe për shkak të mundësisë së blerjes përfundimtare të një lojtari që do të mbushë 32 vjeç dhjetorin e ardhshëm.

Arsye këto që nuk e kanë penguar kalimin në “Stamford Bridge” të Higuain, por që e kanë vonuar me dy vite e gjysmë. Mësohet se, argjentinasi ka qenë një objektiv i Chelseat prej shumë kohësh. Madje, për të qenë të saktë, ka qenë një nga sulmuesit që Antonio Conte ka kërkuar në momentin që ka marrë drejtimin e skuadrës londineze.

Bëhet fjalë për verën e 2016-ës, ajo e klauzolës dhe e transferimit tek Juventus. “Zonja e Vjetër” ka rrezikuar seriozisht që të befasohej nga ish-trajneri i saj, që ishte gati të bënte gjithçka ishte e mundur për të marrë në Londër, por klubi ka refuzuar.

Siç ka bërë të ditur  Higuain, i cili ishte 28 vjeç në atë kohë, është konsideruar “shumë i vjetër dhe i kushtueshëm” nga drejtuesit e Chelseat. Ndoshta për shkak të çmimit të kartonit, që në atë kohë kishte një vlerë prej 76 milionë sterlinash.

Gjithsesi, duke marrë parasysh se ata që i kanë thënë jo Contes kanë vendosur t’i thonë po Sarri-t për argjentinasin, i cili do të fitojë dyfishin e rrogës që do të kishte kërkuar në 2016-ën dhe ka tri vite më shumë mbi kurriz, ndoshta Conte ka gjetur një arsye më shumë për të qenë i pakënaqur me “Blutë”. Sarri duhet të shpresojë që kjo shkelje e rregullave nga ana e klubit të sjellë rezultate, përndryshe…

Related posts

SKANDAL/ Hetimi në Itali për evazion 70 milionë euro, në epiqendër është menaxheri shqiptar i Nedim Bajramit

Delo.autor

NATIONS LEAGUE/ Italia e Mancinit vazhdon me ecurinë e pathyeshme, por i hap rrugën Polonisë

Delo.autor

PLASIN “KUNJAT”/ Klopp përdor strategjinë e Pep kundër tij: Është i mrekullueshëm…

Delo.autor

Leave a Comment