Gossip

SULMUESI MË I KEQ/ Ja si po e vuan tashmë dënimin e tij… (FOTO)

Vendimi i marrë nga një gjykatë në Kopenhagë, në nëntor 2018, pasi ka provuar se futbollisti dhe e dashura e tij ishin larguar nga taksia pa paguar shoferin, ka nisur të ekzekutohet. Ishte shoferi i taksisë, ai kërkoi hakun për shërbimin dhe hodhi një kuti drejt lojtarit.

Edhe pse ajo nuk e arriti ta godasë sulmuesin danez, palët shkëmbyen fyerje dhe madje Niklas Bendtner e vuri përposhtë, duke e goditur, siç tregohet në imazhet e kapur nga kamerat e sigurisë në zonë. “Unë uroj që kjo të mos kishte ndodhur me mua, apo cilindo shofer taksie. Pavarësisht se si silleni apo çfarë ju thoni, kjo nuk është diçka që duhet të ndodhë”, – shkroi lojtari në Instagram.

Bendtner, 30 vjeç, përsëriti mospajtimin e tij me vendimin e gjykatës dhe sqaroi se dëshiron të jetë gati për hapjen e sezonit të ri me Rosenborg, në fund të marsit. Ndërkombëtari danez zbuloi synimin e tij që këtë periudhë dënimi të shkruajë një libër në lidhje me karrierën e tij kontraverse, e cila është rrënuar nga incidentet në terren.

Bendtner, i cili u detyrua për ta kompensuar shoferin e taksisë me 11350 korona (diçka më pak se 2000 euro), si dhe për të paguar shpenzimet gjyqësore, përveç mbikqyrjes me byzylyk elektronik në arrestin shtëpiak, ka akumuluar një histori skandalesh, sidomos për jetën e natës, duke përfshirë pezullimin e patentës si shofer më 2013 për tri vite, pasi u kap në gjendje të dehur në timon, në Kopenhagen.

Rosenborg, klubi me të cilin ka një kontratë deri në verën e ardhshme, ka njoftuar se Bendtner do të kthehet kur të kryejë dënimin e tij, ndërsa e ardhmja në ekipin kombëtar danez është e panjohur. Sulmuesi 30-vjeçar ka shënuar 30 gola në 81 ndeshje me Danimarkën, teksa ishte për shumë vite qendra kryesore e sulmit të kësaj kombëtareje. Ai luajti në Kupën e Botës 2010 dhe “Euro 2012”.

Related posts

MODELJA SEKSI/ Trapp me fat: Izabel Goulart është një vepër arti (FOTO)

Isa.Autor

“I HEDH MË SHUMË BENZINË ZJARRIT”/ Wanda Nara kërcënon: Asnjë shans për t’u kthyer pas…

Delo.autor

U TAKUAN NË FSHEHTËSI…/ Aguero i lumtur në krah të modeles super seksi (FOTO)

F.autor

Leave a Comment