Futboll Sport

TREGON DITËN E PARË TEK LUGANO/ Sadiku: Kisha përqafime për të gjithë

Në Zvicër u duket sikur nuk është larguar asnjëherë dhe vetë Sadiku pak a shumë mund ta përjetojë në të njëtën mënyrë kthimin për herë të tretë te Luganos.

Ai i njeh të gjithë në klub dhe meqë nuk ka kaluar shumë kohë që nga hera e fundit kur ka veshur fanellën e asaj skuadre, ka takuar me shumë përzemërsi të gjithë lojtarët.

“Ndjehem mirë. Gjuri po mban, tanimë dëmtimi është pjesë e të kaluarës. Për mua të jem këtu nuk është asgjë e re, i njoh ambientin dhe shokët e skuadrës. Kë përqafova të parin sapo mbërrita? Të gjithë! Njoh më shumë se gjysmën e skuadrës. Kisha përqafime për të gjithë”, theksoi ai.

Me afrimin e Sadikut, shumëkush e Luganon aktuale si një ndër skuadrat më të kompletuara në kampionat dhe tifozët ëndërrojnë një tjetër ecuri pozitive drejt objektivave të rëndësishëm, jo një skuadër për mbijetesë.

“Mund të jetë. Sigurisht ka shumë punë për të bërë. Do të jetë shumë e rëndësishëm që të nisim fazën e dytë në mënyrën më të mirë, vetëm në fund do të bëjmë bilancin dhe do të kuptojmë me të vërtetë nëse jemi skuadra më e fortë që nga kthimi në elitën në Zvicër”, deklaroi sulmuesi shqiptar.

Related posts

VIDEO/ Neymar e godet në vend të keq Mbappe-n, por shihni reagimin e francezit

Q.Autor

MERKATO E “ÇMENDUR” E VERËS/ 80 milionë euro + Varane, Real Madrid ka gati super ofertën

Delo.autor

ZBULON PRAPASKENËN/ Sulmuesi Werner: Kisha dyshime të transferohesha tek Chelsea pas asaj humbjeje

Delo.autor

Leave a Comment