Futboll Premier League Sport

VAZHDON BINDSHËM KRYESIMIN/ Penalltia e dyshimtë shpëton Liverpoolin

Mohamed Salah i ka dhënë fitoren e 18-të të sezonit skuadrës së Liverpool që vazhdon të kryesojë bindshëm në renditjen e Premier League. Ai tashmë është ngjitur në vend të tetë të renditjes së golashënuesve më të mirë të historisë së Liverpool, duke kaluar legjendën Ian Rush.

Sulmuesi egjiptian ka shënuar golin e vetëm të takimit që ka përfunduar 1-0 ndaj Brighton me një penallti të dyshimtë.

Aktualisht të Kuqtë janë me shtatë pikë diferencë nga vendi i dytë Manchester City, që ka një ndeshje më pak.

Ishte një fitore tepër e vështirë e djemve të Jurgen Klopp, që kanë vuajtur shumë, sidomos në mbrojtje, aty ku ka shumë lojtarë të dëmtuar. Edhe njëherë tjetër ishte mesfushori Fabinho që u pozicionua në qendër të prapavijës përkrah Van Dijk.

Ndërkohë në sfidat e tjera të pasdites së shtunë, Burnley ka përmbysur 2-1 ndaj Fulham falë dy autogolave të vizitorëve.

Cardiff dhe Huddersfield kanë ndarë nga një pikë në barazimin 0-0. Watford ka triumfuar me përmbysje 2-1 në fushën e vështirë të Crystal Palace, ndërsa Southamtpon ka fituar 2-1 me një lojtar më pak ndaj Leicester në King Power Stadium.

Related posts

“JUVENTUS ËSHTË NJË ZGJEDHJE E DYTË TASHMË”/ Ish-sulmuesi Ventola: I vetmi lojtar që mund të marrë është…

Delo.autor

FORMULA 1/ Luca Baldisserri nuk kursen kritikat: Vettel është i mbivlerësuar, nuk është…

Delo.autor

E BUJSHME NGA SPANJA/ Thiago Silva dëshiron ta mbyllë karrierën pranë…

Delo.autor

Leave a Comment